Skip to content

“Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Ata që mallkojnë shumë, nuk do të jenë as dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kiametit.”

«إِنَّ اللَّعَّانِينَ لَا يَكُونُونَ شُهَدَاءَ وَلَا شُفَعَاءَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kush mallkon shpesh dhe padrejtësisht të tjerët, meriton dy ndëshkime: E para: Ai nuk do të jetë dëshmitar në Ditën e Gjykimit për popujt të cilëve u janë dërguar shpalljet hyjnore, përmes të dërguarve të tyre; dëshmia e tij nuk pranohet as në këtë botë për shkak të mëkatit dhe mosbindjes së tij të qëllimshme; dhe nuk do t’i jepet grada e shehidit - vdekja në rrugë të Allahut. E dyta: Ai nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim (shefat) në Ditën e Gjykimit kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre që kanë merituar Zjarrin.

Mësime nga hadithi

Mallkimi është i ndaluar dhe përsëritja e tij e shpeshtë përbën mëkat të madh.

Ndëshkimi që përmendet në hadith është specifikisht për ata që mallkojnë shpesh, e jo për ndonjë rast të vetëm apo situata të ngjashme. Po ashtu, përjashtim bën mallkimi i lejuar, i cili i referohet atij që është i ligjësuar në sheriat, kur mallkimi bëhet për ata që kanë cilësi të përçmuara, pa i përmendur me emra të veçantë, si p.sh.: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët”, “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët”, “Allahu i mallkoftë ata që bëjnë figura frymorësh”, “Allahu i mallkoftë ata që veprojnë si populli i Lutit (homoseksualët)”, “Allahu i mallkoftë ata që therin kurban për dikë tjetër përveç Allahut”, “Allahu i mallkoftë burrat që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat”, e kështu me radhë.

Pohohet gjithashtu edhe ndërmjetësimi i besimtarëve në Ditën e Gjykimit.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2006) (2598).

Më shumë (6)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (7/ 469).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 297).

فتح ذي الجلال والإكرام.

لابن عثيمين (6/ 412).