Kur vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk la as dërhem e as dinar, as rob e as robëreshë, asgjë tjetër përveç mushkës së tij të bardhë, armëve të veta, si dhe një truall që e kishte lënë vakëf.
Amër ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), miku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, vëllai i Xhuvejri bint Harithit, tregon:
“Kur vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ, nuk la as dërhem e as dinar, as rob e as robëreshë, asgjë tjetër përveç mushkës së tij të bardhë, armëve të veta, si dhe një truall që e kishte lënë vakëf.”
مَا تَرَكَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عِنْدَ مَوْتِهِ دِرْهَمًا وَلاَ دِينَارًا وَلاَ عَبْدًا وَلاَ أَمَةً وَلاَ شَيْئًا، إِلَّا بَغْلَتَهُ البَيْضَاءَ، وَسِلاَحَهُ، وَأَرْضًا جَعَلَهَا صَدَقَةً.
Profeti ﷺ vdiq dhe nuk la as dërhem argjendi as dinar ari, as rob as robëreshë, as dele as deve, dhe asgjë nga pasuria, përveç mushkës së tij të bardhë, të cilën e shfrytëzonte për udhëtim, armëve të veta që mbante, si dhe një sipërfaqe toke që e la vakëf për udhëtarët në të gjallë të tij.
Pejgamberët nuk trashëgohen.
Sqarim rreth asaj që ka lënë Profeti ﷺ pas vdekjes së tij.
Profeti ﷺ ndërroi jetë dhe nuk ka lënë asgjë me rëndësi, për shkak të bujarisë, dhënies dhe bamirësisë së tij.
Kirmaniu ka thënë: Përemri në fjalën e tij "e kishte lënë" kthehet te të tria, pra: te mushka, arma dhe trualli, e jo vetëm te trualli.
Termi (ar. haten): vëllai i gruas, ndërsa termi (ar. ahtan) i referohet të afërmve nga ana e gruas.
Sahihu i Buhariut (4/ 2) (2739).
Më shumë (3)
النهاية في غريب الحديث والأثر (254).
فتح الباري لابن حجر (5/ 360).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (14/ 31).