Unë nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: I thanë: “O i Dërguari i Allahut, lutu kundër idhujtarëve!” Ai tha:
"Unë nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë."
«إِنِّي لَمْ أُبْعَثْ لَعَّانًا، وَإِنَّمَا بُعِثْتُ رَحْمَةً».
Profetit ﷺ iu kërkua të lutej kundër idhujtarëve, ndaj ai tha: “Unë nuk jam dërguar nga Allahu si mallkues, që të lutem kundër njerëzve për t’i larguar dhe dëbuar ata nga mëshira e Allahut e t'i shkëpus nga e mira. Unë nuk jam dërguar për këtë, por jam dërguar për të qenë shkak mirësie dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, e për besimtarët në veçanti.”
Morali i tij i përkryer i Profetit ﷺ.
Rëndësia e pastrimit të gjuhës nga sharja dhe mallkimi, duke ndjekur shembullin e Profetit ﷺ.
Prej dobive është se në të ndalohet mallkimi.
Nxitja për mëshirë ndaj njerëzve.
Sahihu i Muslimit (4/ 2006) (2599).
Më shumë (2)
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (6/ 582).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (40/ 683).