Atij që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, nuk do t'i bëjë dëm asnjë mëkat, ndërsa atij që vdes duke i bërë shirk, nuk do t'i bëjë dobi asnjë vepër e mirë.
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) thotë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Atij që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, nuk do t'i bëjë dëm asnjë mëkat, ndërsa atij që vdes duke i bërë shirk, nuk do t'i bëjë dobi asnjë vepër e mirë."
«مَنْ لَقِيَ اللهَ لَا يُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا لَمْ تَضُرَّهُ مَعَهُ خَطِيئَةٌ، وَمَنْ مَاتَ وَهُوَ يُشْرِكُ بِهِ لَمْ يَنْفَعْهُ مَعَهُ حَسَنَةٌ».
Profeti ﷺ lajmëroi se ai që vdes dhe e takon Allahun si muvahid (besimdrejtë), pa i bërë shirk asgjë, do të jetë prej banorëve të Xhenetit, edhe nëse dënohet për mëkatin e tij në Zjarr. E, ai që vdes duke i bërë shirk Allahut, nuk do t'i bëjë dobi asnjë e mirë krahas shirkut; dhe Xheneti është i ndaluar për të.
Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) dhe se ai është mëkati dhe faji më i madh, si dhe se Allahu nuk e fal atë (nëse vdes pa i penduar).
Vlera e teuhidit dhe se ai obligon hyrjen në Xhenet, qoftë edhe pasi të dënohet.
Rëndësia e qëndrueshmërisë në teuhid deri në vdekje dhe mosveprimit të së kundërtës së tij, shirkut.
Musnedi i Ahmedit (11/ 155- 156) (11/ 157) (6586).
Më shumë (1)
فيض القدير شرح الجامع الصغير (6/220).