"Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"
«مَنْ جَاءَ مِنْكُمُ الْجُمُعَةَ فَلْيَغْتَسِلْ».
Profeti ﷺ thekson se kushdo që dëshiron të shkojë në namazin e xhumasë, është e pëlqyeshme për të që të marrë gusl (të lahet), ashtu siç merr gusël nga xhenabeti (të qenët i papastër).
Në këtë hadith pohohet marrja e guslit në ditën e xhuma dhe se një veprim i tillë këtë ditë është sunet, por të merret gusël para se të shkojë në namaz kjo është më mirë.
Të kujdesurit për pastërtinë dhe erën e mirë është nga morali dhe etika e muslimanit, e kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur takon njerëzit dhe qëndron me ta, veçanërisht në tubimet dhe namazet me xhemat.
Fjalët në hadith i drejtohen atij që e ka obligim namazin e xhumasë, sepse ai shkon për ta falur atë.
Pëlqehet për atë që shkon në xhuma të jetë i pastër, të bëjë gusël (të lahet), që të largohen erërat e pakëndshme nga trupi i tij dhe të parfumohet. Por, nëse vetëm merr abdes, kjo është e mjaftueshme për të.
Sahihu i Buhariut (2/ 81) (1294).
Sahihu i Muslimit (1/ 99) (103).
Më shumë (6)
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص239).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (2/ 302).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 192).