Skip to content

i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte

Verradi, i çrobëruari i Mugire ibën Shu’bes, tregon: "Mugire ibën Shu’be i shkroi Muaviut se, kur

i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."

أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَقُولُ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ مَكْتُوبَةٍ: «لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، اللَّهُمَّ لَا مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ، وَلَا مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ، وَلَا يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَدُّ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ pas çdo namazi obligativ, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed." Kjo nënkupton se unë e miratoj dhe e pranoj fjalën e teuhidit (monoteizmit): La ilahe il-lallah. Adhurimin e vërtetë e pohoj për Allahun dhe e mohoj atë nga çdo gjë tjetër, kështu që nuk ka të denjë për t'u adhuruar pos Allahut. Gjithashtu e miratoj se pushteti i vërtetë e i plotë i takon Allahut dhe gjithë lavdërimi i banorëve të qiejve dhe të Tokës i takon Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Atë që Allahu e ka caktuar për t'ia dhënë dikujt ose për të mos ia dhënë dikujt tjetër, askush nuk mund ta kthejë dhe tek Ai nuk bën dobi pasuria e të pasurit, por bën dobi vepra e tij e mirë.

Kuptimet e fjalëve

أملى: ألقى علي لأكتب.

لا ينفع ذا الجد منك الجدّ: لا ينفع ذا الغنى منك غناه.

Mësime nga hadithi

Është e rekomanduar të thuhet ky dhikër pas namazeve (farz), sepse ngërthen në vete fjalë të monoteizmit dhe lavdërimit (ndaj Allahut).

Shpejtimi për t'i praktikuar këto sunete dhe për t'i përhapur.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 168) (844).

Sahihu i Muslimit (1/ 414) (593).

Më shumë (4)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (6/ 134).

المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (2/ 84).

النهاية في غريب الحديث والأثر (ص140).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (13/ 181).