“Islami është ngritur mbi pesë shtylla
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
«بُنِيَ الإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ».
Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.
Dy dëshmitë janë të pandashme nga njëra-tjetra, kështu që nuk saktësohet njëra pa tjetrën, prandaj i llogariti si një shtyllë e vetme.
Dy dëshmitë janë themeli i fesë dhe asnjë fjalë e vepër nuk është e pranueshme pa ato.
Sahihu i Buhariut (1/ 11) (8).
Sahihu i Muslimit (1/ 45) (16).
Më shumë (8)
و(1/ 88) (82).
فتح الباري لابن رجب (1/ 22).
جامع العلوم والحكم (1/147).
شرح الأربعين لابن العطّار (ص 62).
شرح الأربعين النووية لعبد الكريم الخضير (ص 87).
فتح القوي المتين في شرح الأربعين للعباد (ص 29).
شرح الأربعين النووية لصالح آل الشيخ (ص 91 - 95).
التحفة الربانية لإسماعيل الأنصاري (ص 12).
Cituar në libra
16 Libra- DY BROSHURA TË SHKURTRA NË LIDHJE ME ZEKATIN DHE AGJËRIMINفي بحوث هامة حول الزكاة"Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit."[1]
- DY BROSHURA TË SHKURTRA NË LIDHJE ME ZEKATIN DHE AGJËRIMINفي فضل صيام رمضان وقيامه "Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit."[6]
Më shumë (14)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ...»،
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهم«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ...»،
- خطب تعظيم قدر الصلاة"بُنِيَ الإِسْلاَمُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ"
- فصول في الصيام والتراويح والزكاة«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ»
- قاموس الكبائر موسوعة الكبائر - المجموعة الأولى«بُنِيَ الإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ» [174].
- قاموس الكبائر«بُنِيَ الإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ» [174].
- قاموس الكبائرموسوعة الكبائر - المجموعة الرابعة«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالْحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ»[57].
- ما لا يسع المسلم جهله«بُنِيَ الإسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وأنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإقَامِ الصَّلَاةِ، وَإيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ البَيْتِ، وصَوْمِ رَمَضَانَ»[1].
- مجموعة زاد الحديث (1)الحديث 1«بني الإسلام على خمس...»
- محاضرات تعظيم قدر الصلاةمحاضرات في تعظيم قدر الصلاة"بُنِيَ الإِسْلاَمُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ " [21]
- مشروع منهاج زادكزادك 2 طالب نهائي«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ»
- منهج إعداد الدعاةالمفردة الرابعة -أركان الإسلام"بني الإسلام على خمس: شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدًا رسول الله..."
- نبراس طالب (1)1«بُنِيَ الإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ، وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَالحَجِّ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ»
- نبراس طالب (2)نبراس طالب (2) «بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وإيتاءِ الزكاةِ، والحجِّ، وصوْمِ رمضانَ»