Skip to content

"Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."

«إِنَّ اللهَ لَيَرْضَى عَنِ الْعَبْدِ أَنْ يَأْكُلَ الْأَكْلَةَ فَيَحْمَدَهُ عَلَيْهَا، أَوْ يَشْرَبَ الشَّرْبَةَ فَيَحْمَدَهُ عَلَيْهَا».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kur robi ta falënderojë Zotin e tij për mirësinë dhe begatitë e Tij, kjo është një nga gjërat me të cilat ai e fiton kënaqësinë e Allahut. Kështu, ha ushqimin dhe thotë: "Falënderimi i takon Allahut", dhe e konsumon pijen dhe thotë: "Falënderimi i takon Allahut."

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Bujaria e Allahut të Lartmadhëruar; Ai të ka dhuruar furnizim dhe është i kënaqur me ty kur e falënderon.

Kënaqësia e Allahut arrihet duke e bërë shkakun më të vogël, bie fjala, falënderimi i Tij pas hajes dhe pijes.

Ndër rregullat e ushqimit dhe pijes është falënderimi i Allahut të Lartësuar pas hajes dhe pijes.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2095) (2734).

Më shumë (10)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخن وغيره (1/ 164).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 215).

شرح رياض الصالحين من كلام سيد المرسلين.

لابن عثيمين (2/ 203).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين.

تطرز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص764).