Skip to content

një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."

Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se

një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."

أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَيُّ الإِسْلاَمِ خَيْرٌ؟ قَالَ: «تُطْعِمُ الطَّعَامَ، وَتَقْرَأُ السَّلاَمَ عَلَى مَنْ عَرَفْتَ وَمَنْ لَمْ تَعْرِفْ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) u pyet se cila nga cilësitë e Islamit është më e mira dhe ai përmendi dy cilësi. E para: Dhënia ushqim të varfërve sa më shumë. Këtu bën pjesë lëmosha, dhurata, mikëpritja dhe gostia. Vlera e dhënies së ushqimit rritet në kohën e urisë dhe ngritjes së çmimeve. E dyta: Përshëndetja me selam ndaj çdo muslimani që e njeh apo që nuk e njeh.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Dëshira e madhe e sahabëve për të njohur cilësitë që sjellin dobi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Përshëndetja me selam dhe dhënia e ushqimit janë nga punët më të mira në Islam, ngaqë ato kanë epërsi dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë për to në çdo kohë.

Nëpërmjet këtyre dy cilësive arrihet bamirësia me fjalë dhe me vepër. Dhe kjo formë e bamirësisë është më e larta.

Këto cilësi lidhen me marrëdhëniet e muslimanëve midis tyre, ndërkohë që ka dhe cilësi të tjera që lidhen me marrëdhënien e njeriut me Zotin e vet.

Të filluarit e përshëndetjes me selam është specifike për muslimanët midis njëri-tjetrit, ndërsa jobesimtarët ne nuk duhet t’i përshëndesim të parët me selam.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 12) (12).

Sahihu i Muslimit (1/ 65) (39).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 604).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعلي القاري (7/ 2936).