E shihja të Dërguarin e Allahut ﷺ të jepte selam nga e djathta dhe nga e majta, saqë ia shihja bardhësinë e faqes.
Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"E shihja të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dhënë selam nga e djathta dhe nga e majta, saqë ia shihja bardhësinë e faqes."
كُنْتُ أَرَى رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُسَلِّمُ عَنْ يَمِينِهِ، وَعَنْ يَسَارِهِ، حَتَّى أَرَى بَيَاضَ خَدِّهِ.
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se ai e shihte bardhësinë e faqes së Profetit ﷺ nga kthimi i theksuar i fytyrës së tij, kur jepte selam për të përfunduar namazin, nga e djathta për selamin e parë dhe nga e majta për të dytin.
Ligjshmëria e kthimit të theksuar në anën e djathtë dhe në anën e majtë.
Ligjësimi i dy selameve nga e djathta dhe e majta.
Neveviu ka thënë: "Edhe nëse i jep të dyja selamet në të djathtë, ose në të majtë, ose përpara fytyrës, apo të parin në të majtë dhe të dytin në të djathtë, namazi i tij është i vlefshëm dhe të dyja selamet llogariten të kryera, por i ka humbur vlera e mënyrës së (dhënies së) tyre."
Sahihu i Muslimit (1/ 409) (582).
Më shumë (2)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (13/ 99).
مرقاة المصابيح شرح مشكاة المصابيح (4 /30).