"Përgëzohu me dy drita që të janë dhënë, të cilat nuk i janë dhënë asnjë profeti para teje: suren el Fatiha dhe ajetet e fundit të sures el Bekare. Nuk do të lexosh asnjë shkronjë prej tyre, pa t'u dhënë (ajo që kërkon)."
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
“Teksa Xhibrili ishte ulur te Pejgamberi ﷺ, dëgjoi një zë të fuqishëm nga lart. Xhibrili e ngriti kokën dhe tha: “Kjo derë në qiell është hapur sot, e nuk është hapur kurrë më parë. Prej saj zbriti një melek në Tokë, i cili nuk ka zbritur kurrë më parë. Ai dha selam dhe tha: “Përgëzohu me dy drita, të cilat të janë dhënë ty, e që asnjë pejgamberi para teje nuk i janë dhënë: surja el Fatiha dhe fundi i sures el Bekare. Nuk do të lexosh asnjë shkronjë prej tyre, pa t'u dhënë (ajo që kërkon)."
«بَيْنَمَا جِبْرِيلُ قَاعِدٌ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَمِعَ نَقِيضًا مِنْ فَوْقِهِ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَالَ: هَذَا بَابٌ مِنَ السَّمَاءِ فُتِحَ الْيَوْمَ لَمْ يُفْتَحْ قَطُّ إِلَّا الْيَوْمَ، فَنَزَلَ مِنْهُ مَلَكٌ، فَقَالَ: هَذَا مَلَكٌ نَزَلَ إِلَى الْأَرْضِ لَمْ يَنْزِلْ قَطُّ إِلَّا الْيَوْمَ، فَسَلَّمَ، وَقَالَ: أَبْشِرْ بِنُورَيْنِ أُوتِيتَهُمَا لَمْ يُؤْتَهُمَا نَبِيٌّ قَبْلَكَ: فَاتِحَةُ الْكِتَابِ، وَخَوَاتِيمُ سُورَةِ الْبَقَرَةِ، لَنْ تَقْرَأَ بِحَرْفٍ مِنْهُمَا إِلَّا أُعْطِيتَهُ».
Meleku Xhibril (alejhi selam) ishte ulur pranë Profetit ﷺ, kur dëgjoi një tingull nga qielli, si tingulli i një dere kur hapet. Xhibrili ngriti kokën dhe shikimin drejt qiellit, e më pas e lajmëroi Profetin ﷺ se kjo ishte një derë e qiellit që u hap sot, dhe që nuk ishte hapur kurrë më parë, përveç kësaj dite. Prej saj zbriti në tokë një melek, i cili nuk kishte zbritur asnjëherë më parë, përveç kësaj dite. Meleku e përshëndeti me selam Profetin ﷺ dhe i tha: Përgëzohu me dy drita që të janë dhënë, të cilat nuk i janë dhënë asnjë profeti para teje; ato janë: surja el Fatiha dhe dy ajetet e fundit të sures el Bekare. Pastaj meleku tha: Askush nuk do të lexojë asnjë shkronjë prej tyre, pa ia dhënë Allahu i Lartësuar atë që gjendet në to prej mirësisë, lutjes dhe kërkesës.
Vlera e sures el Fatiha dhe e ajeteve të fundit të sures el Bekare, dhe inkurajimi për t'i lexuar ato dhe për të vepruar sipas asaj që ato përmbajnë.
Qielli ka dyer prej të cilave zbret urdhri hyjnor, dhe ato nuk hapen përveçse me urdhrin e Allahut të Lartësuar.
Sqarimi i nderimit që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë e nderoi me atë që nuk i kishte nderuar profetët para tij, duke i dhënë këto dy drita.
Ndër metodat e thirrjes drejt Allahut është përgëzimi me të mira.
Sahihu i Muslimit (1/ 554) (806).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 244).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (4/ 700).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لعلي القاري (4/ 1464).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 760).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (13/ 122).
Cituar në libra
6 LibraMë shumë (6)
- الخطب المنبريةموسوعة الخطب المنبرية (القسم الثالث)«أَبْشِرْ بِنُورَيْنِ أُوتِيتَهُمَا لَمْ يُؤْتِهِمَا نَبِيٌّ قَبْلَكَ: فَاتِحَةُ الْكِتَابِ، وَخَوَاتِيمُ سُورَةِ الْبَقَرَةِ لَمْ تَقْرَأْ حَرْفًا مِنْهَا إِلَّا أُوتِيتَهُ»
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“بينما جبريل قاعد عند النبي صلى الله عليه وسلم سمع نقيضا من فوقه، فرفع رأسه، فقال: “هذا باب من السماء فتح اليوم لم يفتح قط إلا اليوم، فنزل منه ملك، فقال: هذا ملك نزل إلى الأرض لم ينزل قط إلا اليوم، فسلم، وقال: أبشر بنورين أوتيتهما لم يؤتهما
- مجالس تدارس القرآن للمبتدئين (سورة الفاتحة وقصار المفصّل)1(أبشر بنورين أوتيتهما لم يؤتهما نبي قبلك: فاتحة الكتاب، وخواتيم سورة البقرة)([6]).
- مجموعة زاد التفسير (1)التفسير 1بَيْنَما جِبْرِيلُ عليه السلام قاعِدٌ عِنْدَ النبيِّ صلى الله عليه وسلم سَمِعَ نَقِيضا مِنْ فَوقِهِ فَرَفَعَ رأسَهُ، فقال:«هَذا بابٌ مِنَ السَّماءِ فُتِحَ اليَومَ لَمْ يُفْتَحْ قَطُّ إلا اليَومَ، فَنزَلَ مِنهُ مَلَكٌ، فقال: هَذا مَلَكٌ نَزَ
- موسوعة الإيمانوعَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضي الله عنهما قَالَ: بَيْنَمَا جِبْرِيلُ قَاعِدٌ عِنْدَ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم، سَمِعَ نَقِيضًا مِنْ فَوْقِهِ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَالَ: «هَذَا بَابٌ مِنَ السَّمَاءِ فُتِحَ الْيَوْمَ لَمْ يُفْتَحْ قَطُّ إِلَّا
- موسوعة الإيمانفعن ابن عباس رضي الله عنهما قال: بَيْنَمَا جِبْرِيلُ قَاعِدٌ عِنْدَ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم سَمِعَ نَقِيضًا مِنْ فَوْقِهِ، فَرَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَالَ: «هَذَا بَابٌ مِنَ السَّمَاءِ فُتِحَ الْيَوْمَ لَمْ يُفْتَحْ قَطُّ إِلَّا الْيَوْمَ،