Skip to content

"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

«إِنَّ الْعَهْدَ الَّذِي بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمُ الصَّلَاةُ، فَمَنْ تَرَكَهَا فَقَدْ كَفَرَ».

Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se besa dhe besëlidhja ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, qofshin jobesimtarë, qofshin hipokritë, është namazi, e kushdo që e lë atë bën kufër.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Rëndësia e madhe e namazit dhe se ai është dalluesi mes besimtarit dhe jobesimtarit.

Vendimet e Islamit vërtetohen nga ana e jashtme e njeriut, e jo nga ajo e brendshme.

Referencat

Suneni i Nesaiut (1/ 231) (463).

Suneni i Tirmidhiut (4/ 365) (2621).

Suneni i Ibn Maxhes (2/ 181) (1079).

Musnedi i Ahmedit (38/ 20) (22937).

Më shumë (2)

فيض القدير (4/ 395).

ذخيرة العقبى في شرح المجتبى (6/ 192) (6/ 193).