“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”
«الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ، خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ وَلَا تَعْجَزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ، فَلَا تَقُلْ لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا وَكَذَا، وَلَكِنْ قُلْ قَدَرُ اللهِ وَمَا شَاءَ فَعَلَ، فَإِنَّ (لَوْ) تَفْتَحُ عَمَلَ الشَّيْطَانِ».
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) shpjegon se të gjithë besimtarët janë të mirë, por besimtari i fortë në besimin, vendosmërinë dhe mirëqenien e tij dhe në faktorët e tjerë të fuqisë, është më i mirë dhe më i dashur për Allahun e Madhëruar se besimtari i dobët. Mandej, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e porosit besimtarin që të përvetësojë shkaqet e gjërave të dobishme për të, të kësaj jete dhe të jetës tjetër, duke u mbështetur tek Allahu i Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmë nga Ai. Pastaj ai (paqja qoftë mbi të!) ia ndalon besimtarit paaftësinë, përtacinë dhe dembelizmin në gjërat që janë të dobishme për të në të dy botët. Kur besimtari e jep mundin e tij në bërjen e diçkaje, i përvetëson shkaqet e duhura, mbështetet tek Allahu i Madhëruar dhe kërkon mirësinë prej Tij, atëherë pas gjithë kësaj, ai duhet t'ia dorëzojë të gjithë çështjen e vet Allahut të Madhëruar dhe ta dijë se zgjedhja e Allahut është më e mira për të. E nëse pas kësaj, atë e godet ndonjë fatkeqësi, të mos thotë: "Sikur të kisha vepruar kështu, do të kishte ndodhur kështu e ashtu!" Sepse fjala “sikur” i hap derën punës së shejtanit dhe e shtyn njeriun që të kundërshtojë kaderin dhe të brengoset për të kaluarën. Por, le të thotë, i nënshtruar dhe i kënaqur: "Caktimi i Allahut, Ai bën ç'të dëshirojë!" Andaj, ajo që ka ndodhur, ka ndodhur në përputhje me dëshirën e Allahut. Ai bën ç'të dojë, askush nuk e kthen mbrapsht vendimin e Tij dhe askush nuk e ndryshon dot gjykimin e Tij.
قَدّر الله: قدر: بتشديد الدال وفتح القاف، أي قدَّر الله هذا الشيء وقضاه، ورويت بفتح الدال مخففة، والمعنى هذا الحاصل قَدَر الله وقضائه.
Njerëzit janë të ndryshëm në shkallët e besimit.
Fuqia në kryerjen e punëve është gjë e pëlqyeshme, sepse nëpërmjet fuqisë arrihen gjëra të dobishme, të cilat nuk arrihen dot nëpërmjet dobësisë.
Njeriu duhet të përpiqet për gjërat që i sjellin dobi dhe t'i lërë gjërat e padobishme.
Besimtari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut në të gjitha çështjet e tij dhe të mos mbështetet te vetja e tij.
Pohimi i kadasë dhe kaderit (caktimet hyjnore) dhe se një gjë e tillë nuk bie ndesh me përvetësimin e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkimin e mirësive.
Ndalimi i shprehjes “sikur” në formën e shprehjes së zemërimit në kohën e rënies së fatkeqësive dhe paligjshmëria e kundërshtimit të kaderit të Allahut të Madhëruar.
Sahihu i Muslimit (4/ 2052) (2664).
Më shumë (6)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (7/ 492).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 338).
فتح ذي الجلال والإكرام.
لابن عثيمين (6/ 430).
Cituar në libra
19 Libra- SHKAQET E DOBISHME PËR NJË JETË TË LUMTUR“Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u bëj i paaftë, nëse të godet diçka jo e këndshme, mos thuaj: 'Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu', por thuaj: 'Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai bën
- PËRMBLEDHJE E AKIDES ISLAMEنبذة في العقيدة الإسلامية“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u dobëso, nëse të godet diçka, mos thuaj: 'Sikur të kisha v
Më shumë (17)
- الخطب المنبريةموسوعة الخطب المنبرية (القسم الأول)«المُؤْمِنُ القَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنَ المُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ، وَلَا تَعْجِزَنَّ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ فَلَا تَقُلْ: لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ لَكَانَ
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"المؤمن القوي خير وأحب إلى الله من المؤمن الضعيف، وفي كلٍّ خير، احرص على ما ينفعك، واستعن بالله ولا تعجز، وإن أصابك شيء فلا تقل: لو أني فعلت كان كذا وكذا ولكن قل: قَدرَ الله. وما شاء فعل. فإن لو تفتح عمل الشيطان" .
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - الحديث - الصف السادس - الفصل الثاني«الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ. احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ وَلَا تَعْجِزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ فَلَا تَقُلْ: لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا و
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - الحديث - الصف السادس - الفصل الثاني«احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ وَلَا تَعْجِزْ»؟
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - الحديث - الصف السادس - الفصل الثاني«فَإِنَّ «لَوْ» تَفْتَحُ عَمَلَ الشَّيْطَانِ».
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلم«قَدَرُ اللَّهُ وَمَا شَاءَ فَعَلَ»[186].
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلمقَدَرُ اللَّهُ وَمَا شَاءَ فَعَل
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 1 «المُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إلىٰ الله مِنَ المُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفي كُلٍّ خَيْرٌ. احْرِصْ عَلىٰ مَا يَنْفَعُكَ، وَاستَعِنْ بِالله وَلاَ تَعْجِزْ. وَإنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ فَلاَ تَقُلْ: لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا وَكَذَا،
- فتاوى المرضىفتاوى المرضى «احرص على ما ينفعك، واستعن بالله ولا تعجز»
- فتاوى المرضىفتاوى المرضى «احرص على ما ينفعك، واستعن بالله ولا تعجز، وإن أصابك شيء، فلا تقل: لو أني فعلت كذا؛ لكان كذا وكذا، ولكن قل: قدر الله وما شاء فعل، فإن لو تفتح عمل الشيطان»
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«المُؤْمِنُ القَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنَ المُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ»[206].
- مادة العقيدة الإسلامية(الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ، خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ وَلَا تَعْجَزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ، فَلَا تَقُلْ لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا
- متن اصول الإيمانمتن أصول الإيمان{المؤمن القوي خير وأحب إلى اللَّه من المؤمن الضعيف، وفي كل خير، احرص على ما ينفعك، واستعن باللَّه ولا تعجزن، فإنْ أصابك شيء فلا تقل: لو أني فعلت كذا كان كذا وكذا! ولكن قل: قدر اللَّه وما شاء فعل؛ فإن (لو) تفتح عمل الشيطان}.
- مجموعة زاد الحديث (1)الحديث 1«الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى الله مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِالله وَلَا تَعْجَزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ، فَلَا تَقُلْ: لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا وَ
- مطوية الرقيةالرقية الشرعية - 1(( احرص على ما ينفعك، واستعن بالله ولا تعجز، وإن أصابك شيء فلا تقل لو أنِّي فعلت كان كذا وكذا، ولكن قل قدَّر الله وما شاء فعل، فإنَّ لو تفتح عمل الشيطان))"
- منهج إعداد الدعاةالمفردة الخامسة - أركان الإيمان"احرص على ما ينفعك، واستعن بالله ولا تعجز"
- موسوعة الإيمان«الْمُؤْمِنُ الْقَوِيُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ، وَفِي كُلٍّ خَيْرٌ، احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ، وَاسْتَعِنْ بِاللهِ، وَلَا تَعْجَزْ، وَإِنْ أَصَابَكَ شَيْءٌ فَلَا تَقُلْ: لَوْ أَنِّي فَعَلْتُ كَانَ كَذَا