Përse u krijua e keqja?
- محاور التعريف بالإسلام
- الغاية من خلق الإنسان ومعنى الحياةالخير والشر
- مصدر الإجابة
- قسم الإيمان
- الباب / الفصل
- (قسم الإيمان)
السؤال
Përse u krijua e keqja?
الجواب
Nuk bën të shtrohet pyetja se përse Allahu e krijoi të keqen apo t'i bëhet vërejtje Atij; sepse Allahu i Lartësuar është Krijuesi dhe Ai nuk pyetet për atë që vepron, por është Ai që merr në pyetje krijesat. Ai ka thënë:
"Ai nuk pyetet për atë që bën, kurse ata do të pyeten!"
(El Enbija, 23)
Ndërsa disa nga urtësitë e ekzistencës dhe krijimit të së mirës dhe të së keqes janë si më poshtë:
- Sprovimi dhe testimi i njeriut me anë të së mirës dhe së keqes, nga ku dallohet i duruari dhe besimtari nga të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë:
"Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh."
(El Mulk, 2)
Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni."
Allahu i solli robërit e Tij në këtë botë, i ngarkoi me urdhëresa e ndalesa, i sprovoi me të mirat dhe të këqijat, me pasurinë dhe varfërinë, me nderin dhe poshtërimin, si dhe me jetën dhe vdekjen, si një sprovë nga Ai, për t'i vënë në provë se cili prej tyre bën vepra më të mira, si dhe se kush prej tyre bie pre e tundimeve kur përballet me to dhe kush shpëton prej tyre:
"Te Ne do të ktheheni!"
Kështu që, Ne ju shpërblejmë sipas veprave tuaja: nëse keni bërë mirë, atëherë do të shpërbleheni me të mira, e nëse keni bërë keq, atëherë do të shpërbleheni me të këqija.
"Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij." (Fussilet 46)
- Realizimi i dualitetit të ekzistencës; e mira nuk njihet ndryshe veçse me njohjen e të keqes, ngase gjërat dallohen përmes të kundërtave të tyre. E keqja është e domosdoshme për ekzistencën e të mirës, pasi e mira është një përpjekje kundër së keqes. E mira dhe e keqja, si dhe luhatja e njeriut ndërmjet tyre, janë pjesë e natyrës së kësaj jete.
- E keqja është çështje relative; diçka që disa mund ta shohin si të keqe, të tjerët mund ta shohin si të mirë. Kështu, prerja e dorës së hajdutit, për shembull, është e keqe për të, por ajo është e mirë për shoqërinë, sepse shërben si parandalim për njerëzit nga abuzimi me pasurinë e njëri-tjetrit.
- Realizimi i kuptimit të vërtetë të provës së drejtë për njeriun; pasi Allahu i Lartësuar ia ka bërë të qartë njeriut rrugën e së mirës dhe të keqes, dhe i ka dhënë lirinë e zgjedhjes midis tyre.
Ai thotë:
"A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy.
Edhe një gjuhë e dy buzë.
Dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?"
(El Beled, 8-10)
Domethënë, a nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, me të cilët sheh, dhe një gjuhë e dy buzë, me të cilat flet, dhe i kemi sqaruar atij rrugën e së mirës dhe të së keqes?
- Shumë nga të këqijat që shohim nuk janë të këqija absolute nga çdo këndvështrim, por kanë në vete aspekte mirësie. E, sa shumë mirësi të mëdha fshihen brenda asaj që ne e shohim si të keqe! Njeriu mund të sprovohet me një sëmundje, e cila bëhet shkak për ta larguar atë nga një e keqe edhe më e madhe. Mund të humbasë një marrëveshje financiare, të cilën nëse do ta fitonte, ndoshta do ta shtynte të shkelte kufijtë dhe do të bëhej arrogant. Njeriut mund t'i vdesë një fëmijë, i cili nëse do të jetonte, ndoshta do të kthehej në një shkatërrim për të. Gjithashtu, njeriu mund ta meritojë Zjarrin me veprat e tij, e kjo është katastrofa e vërtetë, por Allahu e sprovon atë me ndonjë fatkeqësi, ai bën durim përballë saj, dhe për durimin e tij Allahu e shpërblen me Xhenet, e kjo është mirësia e vërtetë dhe e përhershme.
Pra, Allahu i Lartësuar nuk krijon të keqe absolute dhe e keqja nuk i atribuohet Atij, ashtu siç thotë Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të!) në hadithin e saktë:
"Dhe e keqja nuk të atribuohet Ty."
(Shënon Muslimi nr. 771)
- Prej urtësive të ekzistencës së të mirës dhe të keqes është dhe dalja në pah e fuqisë së Zotit të Madhërishëm për krijimin e gjërave të kundërta, si dhe dalja në pah e pasojave të atributeve të Tij të pushtetit, që do të thotë se Allahu i Lartësuar nxjerr në pah pasojat e atributeve dhe veprave të Tij, siç është të qenit e Tij Mposhtës, Ndëshkues, i Drejtë, e kështu me radhë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin ndërmjet tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij!"
(Et Talak, 12)
Ndërkaq, të këqijat nuk janë të synuara në thelb dhe as nuk janë qëllimi për të cilin u krijuan krijesat; ato janë thjesht efekte të përcaktuara për një çështje të dëshiruar dhe janë një mjet për realizimin e saj. E kur të realizohet ajo për të cilën ato janë përcaktuar, ato treten e zhduken, dhe çështja kthehet tek e mira e e pastër.
Askush nuk mund ta kuptojë urtësinë e ekzistencës së të keqes përpara se të bindet se kjo botë është vend i përkohshëm, se ajo është vend i testimit, i sprovave dhe i mangësive, dhe se ai që pret të shohë përsosmëri absolute në të, bie në kundërshtim me urtësinë hyjnore, e cila parashikon që bota tjetër të jetë vendi i përsosmërisë.
Allahu i Lartësuar thotë duke cituar fjalët e njeriut besimtar:
"O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është vendbanimi i përhershëm!"
(Gafir, 39)
المصدر
ملاحظات
--