Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën, është më i mirë se ai që vrapon drejt saj. Vini re, kur të zbresin ose kur të ndodhin trazirat, ai që ka deve, le të shkojë larg trazirave, për te devetë e veta. Ai që ka dele, le të shkojë te delet e veta. Ai që ka arë, le të shkojë tek ara e vet!” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, nëse dikush s'ka as deve, as dele e as arë të veten?” Profeti ﷺ tha: “Le t'ia mësyjë shpatës së vet dhe t'ia shtypë të mprehtët e saj me gur, e pastaj le të shpëtojë, nëse ka mundësi të shpëtojë. O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse më detyrojnë të shkoj me njërën palë ose me njërin grup dhe në atë rast një njeri më godet me shpatë ose më vjen ndonjë shigjetë e më vret?” Profeti ﷺ tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin tënd, e pastaj bëhet prej banorëve të Zjarrit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë; nuk do t'ua cenojmë atyre postin që u takon, si dhe do ta flasim të vërtetën kudo që gjendemi dhe s'do t'ia kemi frikën qortimit të asnjë qortuesi në rrugëtimin drejt Allahut."
Sahih Muttefek alejhi
“Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush lufton nën një flamur të lajthitur, hidhërohet për shkak të fanatizmit fisnor dhe thërret në këtë fanatizëm, ose e përkrah fanatizmin, pastaj vritet në këtë gjendje, vrasja e tij i ngjan vrasjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush ngrihet kundër umetit tim (të unifikuar që i janë besatuar prijësit), duke sulmuar e vrarë si të keqin ashtu dhe të mirin, duke mos e kursyer fare besimtarin dhe duke mos e mbajtur besatimin me atë (prijës) që i janë besatuar, të tillët nuk janë në mësimet dhe udhëzimin tim, si dhe mësimet e udhëzimi im s'janë me ta.”
Sahih Transmeton Muslimi.