Skip to content

“Një grup nga umeti im do të vazhdojnë të triumfojnë, derisa t'u vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë triumfues.”

Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Një grup nga umeti im do të vazhdojnë të triumfojnë, derisa t'u vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë triumfues.”

«لاَ يَزَالُ طَائِفَةٌ مِنْ أُمَّتِي ظَاهِرِينَ، حَتَّى يَأْتِيَهُمْ أَمْرُ اللَّهِ وَهُمْ ظَاهِرُونَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se do të mbetet gjithmonë një grup nga umeti i tij, që do të triumfojë mbi njerëzit, duke mbizotëruar mbi ata që i kundërshtojnë. Kjo do të vazhdojë, derisa të vijë urdhri i Allahut për marrjen e shpirtrave të tyre në fundin e kohës, para ardhjes së Kiametit.

Mësime nga hadithi

Një mrekulli e qartë e Profetit ﷺ, pasi ky përshkrim, me mirësinë e Allahut, ka mbetur i vërtetë që nga koha e Profetit ﷺ e deri më sot, dhe do të vazhdojë derisa të ndodhë urdhri i Allahut i përmendur në hadith.

Vlera e qëndrueshmërisë në të vërtetën, veprimi sipas saj dhe nxitja e të tjerëve drejt saj.

Mbizotërimi e triumfimi i fesë është dy llojesh: njëri me anë të argumentit, qartësisë dhe shpjegimit, dhe tjetri me anë të forcës dhe fuqisë. Mbizotërimi me argument dhe qartësi mbetet gjithmonë, pasi argumenti i Islamit është Kurani, i cili është i qartë dhe triumfon mbi çdo gjë tjetër. Ndërsa lloji i dytë i mbizotërimit, përmes forcës dhe fuqisë, varet nga niveli i besimit dhe fuqizimit mbi tokë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (9/ 101) (7311).

Sahihu i Muslimit (3/ 1523) (1921).

Më shumë (1)

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (33/ 18).