Skip to content

Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në minber, një njeri e pyeti: “Çfarë na thua për namazin e natës?” Ai iu përgjigj: “E fal dy nga dy."

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në minber, një njeri e pyeti: “Çfarë na thua për namazin e natës?” Ai iu përgjigj: “E fal dy nga dy. Nëse ke frikë se po hyn agimi, e fal vetëm një rekat, duke e përmbyllur me rekat tek.” Ibn Omeri thoshte: “Përmbylleni namazin e natës me vitër (numër tek të rekateve), sepse kështu ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ.”

سَأَلَ رَجُلٌ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ عَلَى المِنْبَرِ، مَا تَرَى فِي صَلاَةِ اللَّيْلِ، قَالَ: «مَثْنَى مَثْنَى، فَإِذَا خَشِيَ الصُّبْحَ صَلَّى وَاحِدَةً، فَأَوْتَرَتْ لَهُ مَا صَلَّى» وَإِنَّهُ كَانَ يَقُولُ: «اجْعَلُوا آخِرَ صَلاَتِكُمْ وِتْرًا» فَإِنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَمَرَ بِهِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ ndërsa ai po mbante hytbe në minber: "O i Dërguari i Allahut, më mëso si ta fal namazin e natës?" Profeti ﷺ i tha: "Falesh dhe jep selam pas çdo dy rekateve, e, nëse i frikësohesh hyrjes së kohës së sabahut, fal një rekat, i cili ta bën tek namazin që ke falur." Dhe vërtet, ai ﷺ porositte që namazi i fundit i natës të jetë vitr.

Mësime nga hadithi

Parimi bazë në namazin e natës është të jepet selam pas çdo dy rekatesh, përveç namazit të vitrit.

Namazi i natës nuk është i kufizuar me numër; për shkak të përgjithësimit të shprehjes ("dy nga dy").

Neveviu, për këtë hadith: "Namazi (vullnetar) i natës dhe i ditës është dy nga dy," ka thënë: "Ky hadith tregon atë që është më e mira, pra që të jepet selam pas çdo dy rekateve. Si për nafilet e natës ashtu edhe të ditës, është e pëlqyeshme të jepet selam pas çdo dy rekateve."

Neveviu ka thënë: "Në këtë hadith kemi argument se sunet është që vitri të bëhet namazi i fundit i natës, dhe se koha e tij përfundon me daljen e agimit. Ky është mendimi i njohur i medhhebit tonë, dhe këtë e ka thënë shumica e dijetarëve."

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 102) (472).

Sahihu i Muslimit (1/ 517) (751).

Më shumë (8)

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري.

لابن حجر(1/ 456).

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (2/ 394).

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (2/ 233).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص217).