Oj Aishe, vërtet Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Allahu jep përmes butësisë çfarë nuk jep përmes vrazhdësisë dhe çfarë nuk jep përmes asgjëje tjetër pos butësisë.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, bashkëshortja e Profetit ﷺ transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Oj Aishe, vërtet Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Allahu jep përmes butësisë çfarë nuk jep përmes vrazhdësisë dhe çfarë nuk jep përmes asgjëje tjetër pos butësisë.”
«يَا عَائِشَةُ إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ، وَيُعْطِي عَلَى الرِّفْقِ مَا لَا يُعْطِي عَلَى الْعُنْفِ، وَمَا لَا يُعْطِي عَلَى مَا سِوَاهُ».
Profeti ﷺ e nxiti nënën e besimtarëve, Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për butësi, duke theksuar se Allahu është i butë dhe i mëshirshëm me robërit e Tij, Ai dëshiron lehtësimin për ta dhe nuk dëshiron vështirësimin për ta, andaj nuk i ngarkon ata përtej mundësive të tyre, si dhe se Ai e do që robi i Tij të cilësohet me butësi në sjellje dhe ta veprojë atë të lehtën; në mënyrë që të mos jetë pa mirësjellje dhe as i ashpër, dhe se Allahu i Lartësuar jep nëpërmjet butësisë në këtë botë lavdërimi të bukur, arritje të kërkesave dhe lehtësim të qëllimeve, kurse në botën tjetër jep shpërblim të madh, më shumë sesa atë që e jep nëpërmjet ashpërsisë, rreptësisë dhe vrazhdësisë, pasi me butësinë vjen ajo që nuk vjen nëpërmjet çdo gjëje tjetër të mundshme.
Inkurajimi drejt butësisë dhe ndalimi i qortimit.
Pozita e lartë e butësisë mes vlerave të moralit.
Njeriu i butë meriton lavdërim të bukur dhe shpërblim të madh nga Allahu i Lartësuar.
Sindiu ka thënë: "Ashpërsia është e kundërta e butësisë, që do të thotë se ai që i thërret njerëzit në udhëzim me butësi dhe mirësjellje është më i mirë se ai që i thërret me ashpërsi dhe rreptësi, nëse rasti i pranon të dyja; përndryshe, përcaktohet ajo që e pranon rasti, dhe Allahu e di më së miri të vërtetën e gjendjes."
Sahihu i Muslimit (4/ 2003) (2593).
Më shumë (4)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 683).
المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.
للنووي (16/ 145).
Cituar në libra
9 LibraMë shumë (8)
- الله -جل جلاله- أنيس المحبين وملاذ القاصدين«إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ»
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“يا عائشة، إن الله رفيق يحب الرفق، ويعطي على الرفق ما لا يعطي على العنف، وما لا يعطي على ما سواه”.
- رسالة موجزة عن الإسلام كما جاء في القرآن الكريم والسنة النبوية (مشتملة على الأدلة)رِسَالَةٌُ مُوجَزَةٌُ عَنِ الْإِسْلَامِ كَمَا جَاءَ فِي الْقُرْآنِ الْكَرِيمِ وَالسَّنَةِ النَّبَوِيَّة-مشتملة على الأدلة -للحرمين-«يَا عَائِشَةُ إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ وَيُعْطِي عَلَى الرِّفْقِ مَا لَا يُعْطِي عَلَى العُنْفِ وَمَا لَا يُعْطِي عَلَى مَا سِوَاهُ» [40].
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 3«إنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفقَ، وَيُعْطِي عَلىٰ الرِّفْق ما لا يُعْطي عَلىٰ العُنفِ، وَمَا لا يُعْطي عَلىٰ ما سِواه».
- مشروع منهاج زادكزادك 2 طالب نهائي«إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ»
- نبراس طالب (2)نبراس طالب (2) «إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ، وَيُعْطِي عَلَى الرِّفْقِ مَا لاَ يُعْطِي عَلَى الْعُنْفِ، وَمَا لاَ يُعْطِي عَلَى مَا سِوَاهُ»:
- نبراس طالب (3)نبراس طالب 3«إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ، وَيُعْطِي عَلَى الرِّفْقِ مَا لَا يُعْطِي عَلَى الْعُنْفِ، وَمَا لَا يُعْطِي عَلَى مَا سِوَاهُ»
- نبراس طالب (5)1«إِنَّ اللهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ، وَيُعْطِي عَلَى الرِّفْقِ مَا لَا يُعْطِي عَلَى الْعُنْفِ، وَمَا لَا يُعْطِي عَلَى مَا سِوَاهُ»