Na është ndaluar (femrave) përcjellja e xhenazes, por jo rreptësisht.
Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Na është ndaluar (femrave) përcjellja e xhenazes, por jo rreptësisht.”
نُهِينَا عَنِ اتِّبَاعِ الجَنَائِزِ، وَلَمْ يُعْزَمْ عَلَيْنَا.
Umu Atije el Ensarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ i ka ndaluar gratë të ecin bashkë me xhenazen, kjo nga frika se një gjë e tillë mund të sjellë probleme për to dhe nëpërmjet tyre, si dhe mungesë të durimit të tyre. Më pas, ajo (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se Profeti ﷺ nuk e theksoi këtë ndalim ashtu siç vepronte në ndalesat e tjera.
Ndalimi që gratë t'i përcjellin xhenazet, dhe kjo është e përgjithshme në përcjelljen e tyre deri aty ku përgatiten dhe u falet namazi, si dhe deri në varreza ku varrosen.
Arsyeja e ndalimit është se gratë nuk mund t'i përballojnë skenat e tilla pikëlluese dhe situatat prekëse, prandaj, prej tyre mund të shfaqet pakënaqësi dhe dëshpërim, gjë që bie ndesh me durimin e detyrueshëm.
Parimi bazë i ndalesës është harami, por Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kuptoi nga rrethanat e situatës se ndalimi i tyre për t'i përcjellë xhenazet nuk ishte i prerë dhe rreptësisht. Megjithatë, janë transmetuar hadithe që tregojnë për një rreptësi më të madhe rreth përcjelljes së xhenazeve, më shumë sesa ajo që tregon ky hadith.
Sahihu i Buhariut (2/ 78) (1278).
Sahihu i Muslimit (2/ 646) (938).
Më shumë (4)
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص285).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (2/ 366).