“Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”
«إِنَّ أَبْغَضَ الرِّجَالِ إِلَى اللهِ الْأَلَدُّ الْخَصِمُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartmadhërishëm e urren kundërshtarin e ashpër dhe atë që në vazhdimësi kundërshton, i cili nuk pranon nënshtrimin ndaj së vërtetës dhe që përpiqet ta kundërshtojë atë, ose që polemizon për të vërtetën, por e tepron gjatë polemikës dhe del prej kontrollit dhe polemizon pa dituri.
...:
Nuk përfshihet në kategorinë e mosmarrëveshjeve - polemikave të përçmuara, kur i shtypuri e kërkon të drejtën e tij përmes procesit gjyqësor fetar.
Polemikat dhe mosmarrëveshjet janë ndër të metat e gjuhës që shkaktojnë përçarje dhe konflikt mes muslimanëve.
Polemika është e lavdëruar nëse bëhet për të vërtetën dhe me të mirë, si dhe është e përçmuar nëse bëhet për ta refuzuar të vërtetën dhe për të përforcuar të kotën, ose bëhet pa argument e pa provë.
Sahihu i Buhariut (3/ 131) (2457).
Sahihu i Muslimit (4/ 2054) (2668).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
للبسام (7/ 476).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 308).
فتح ذي الجلال والإكرام.
لابن عثيمين (6/ 416).
سبل السلام بشرح بلوغ المرام.
للصنعاني (2/ 685).