Përse e krijoi Allahu Zjarrin?
- محاور التعريف بالإسلام
- اليوم الآخر والمصيرالنار
- مصدر الإجابة
- قسم البعث
- الباب / الفصل
- (قسم البعث)
السؤال
Përse e krijoi Allahu Zjarrin?
الجواب
Zjarri është dy llojesh: zjarri i kësaj bote dhe zjarri i botës tjetër. Zjarri i kësaj bote ka dobi të mëdha, e ndër më kryesoret është se ai dëshmon për Ringjalljen në Ditën e Kiametit. Allahu thotë:
Vallë, ju i keni krijuar drutë për të apo Ne i kemi krijuar?!
Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve!"
Prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!"
(El Vakia: 72-74)
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: 'Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?'
Thuaj: 'Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë.
Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur.'."
(Jasin: 78-80)
Kështu, Allahu u përkujtoi njerëzve se Ai që nxjerr zjarrin e nxehtë e përvëlues prej drurit të njomë e të ftohtë, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit me lejen e Tij.
Ndër dobitë më të njohura të zjarrit të kësaj bote janë përfitimi nga drita e tij në errësirë, përgatitja e pijeve dhe e ushqimit, ngrohja në të ftohtë, asgjësimi i asaj që njeriu ka nevojë ta asgjësojë, zbutja e metaleve, lehtësimi i zejeve dhe kurimi i disa sëmundjeve.
Kurse zjarrin e botës tjetër, Zoti e ka krijuar për urtësi të panumërta, por do të përpiqemi të përmendim disa prej tyre, të cilat janë:
Së pari: Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Debatuan Zjarri dhe Xheneti. Njëri (Zjarri) tha: 'Tek unë do të hyjnë tiranët dhe mendjemëdhenjtë', kurse tjetri (Xheneti) tha: 'Tek unë do të hyjnë të dobëtit dhe të varfrit.' Atëherë, Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm i tha këtij (Zjarrit): 'Ti je dënimi Im, me ty dënoj atë që dua' - ose ndoshta ka thënë: 'me ty godas atë që dua' - ndërsa tjetrit (Xhenetit) i tha: 'Ti je mëshira Ime, me ty mëshiroj atë që dua. Dhe secili prej jush do të mbushet plot!'."
[Sahihu i Muslimit, nr. 170].
Ai është dënimi i Allahut, në të cilin ndëshkon kë të dojë prej mohuesve dhe keqbërësve.
Së dyti: prej zemrave të njerëzve ka të atilla që janë më të forta se guri, e këto zemra kryeneçe dhe arrogante nuk i shkrin dhe nuk i edukon gjë tjetër, përveç këtij Zjarri të madh.
Së treti: Prej urtësisë dhe mëshirës së Allahut është fakti se Ai e krijoi Zjarrin; sepse Allahu e bëri këtë botë vend sprove dhe provimi. Ai e krijoi njeriun, mbolli tek ai epshet dhe i mundësoi atij rrugë për t'i përmbushur ato, duke i ndarë në të lejuara dhe të ndaluara. Ai i paralajmëroi robërit e Tij që të mos e kundërshtojnë Atë duke iu afruar epsheve të ndaluara, ashtu siç i paralajmëroi që të mos tregohen të papërgjegjshëm ndaj të drejtës së Tij, në adhurimin e Tij. Ai i kërcënoi të gjithë ata që e kundërshtojnë, qoftë me kryerjen e ndonjë të ndaluare apo me lëshime në bindje, se do t'i fusë në Zjarr. Prandaj, ekzistenca e Zjarrit është frenuesi më i mirë për të zotët e mendjeve të shëndosha, që t'i largojë ata nga veprimi i mëkateve dhe mangësitë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron.
Ku do të hidhet vetëm më i keqi.
Që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.
E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet).
Që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten."
(El Lejl: 8-11)
Kur ta kuptosh këtë, do të bëhesh i vetëdijshëm se ekzistenca e tij (Zjarrit) është shkak për t’u larguar nga ajo që e hidhëron Allahun e Lartësuar dhe për t’iu përmbajtur asaj që Ai e urdhëron dhe e do. Po ashtu, në dënimin e jobesimtarit dhe të mizorit në Zjarr ka fitore për atë që ka përjetuar padrejtësi në këtë botë dhe shuarje të zemërimit të tij, ashtu sikurse shërben që jobesimtari të marrë dënimin e tij për shkak të rebelimit ndaj Zotit të tij.
المصدر
ملاحظات
--