Çfarë ndodh në Xhenet dhe në Zjarr?
- محاور التعريف بالإسلام
- اليوم الآخر والمصيرالجنةاليوم الآخر والمصيرالنار
- مصدر الإجابة
- قسم البعث
- الباب / الفصل
- (قسم البعث)
السؤال
Çfarë ndodh në Xhenet dhe në Zjarr?
الجواب
Xheneti është vendi i shpërblimit për besimtarët dhe begatia e tyre në botën e përtejme, një begati e përjetshme. Ndërsa Xhehenemi është vendi i ndëshkimit për mohuesit dhe vuajtjes së tyre në botën e përtejme, një ndëshkim i përjetshëm. Në të do të dënohen edhe mëkatarët monoteistë (muslimanët mëkatarë), pastaj do të nxirren prej tij dhe do të hyjnë në Xhenet. Në Xhenet ndodhen begati që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka shkuar në mendje asnjë njeriu. Kurani Fisnik dhe Suneti profetik kanë përshkruar shumë nga ajo që ka ndodhur dhe do të ndodhë në Xhenet, në mënyrë të hollësishme që zemrat të mallëngjehen për të. Po ashtu edhe për Xhehenemin janë përshkruar në hollësi llojet e dënimeve që gjenden në të, me qëllim frikësimin e shpirtrave dhe shtyrjen e njerëzve që të punojnë për ta shmangur atë. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë."
(Es Sexhde: 21)
Ai thotë:
"Vërtet, punëdrejtët i pret fitorja (Xheneti)."
(En Nebe: 31)
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi.
Vendbanim i caktuar për keqbërësit.
Që aty të mbeten përgjithmonë.
Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije.
Përpos ujit të valuar dhe qelbësirave.
Si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari.
Dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
Kopshte dhe vreshta.
Vajza të reja, të së njëjtës moshë.
Dhe kupa të mbushura plot.
Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës."
"Shembulli i Xhenetit, që u premtohet të devotshmëve është kështu: një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre. A mund të krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqarët do të qëndrojnë përherë në zjarr dhe do t’u jepet ujë i valuar, që ua copëton zorrët?!"
(Muhamed: 27)
"Ndërsa banorët e Xhenetit atë ditë do të kenë vendbanim më të mirë dhe vendpushim më të bukur."
(El Furkan, 3)
Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:
Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem."
Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t’u duken dhëmbët)."
(El Muminun, 12-14)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Kur Allahu i Lartmadhëruar e krijoi Xhenetin, i tha Xhibrilit: 'Shko dhe shikoje atë!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, e pastaj erdhi dhe tha: 'O Zoti im, pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të hyjë në të.' Pastaj e rrethoi atë me vështirësi dhe tha: 'O Xhibril, shko dhe shikoje atë!' Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, e pastaj erdhi dhe tha: 'O Zoti im, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të.' Tha: Ndërkaq, kur Allahu e krijoi Zjarrin, tha: 'O Xhibril! Shko dhe shikoje atë!' Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, e pastaj erdhi dhe tha: 'O Zoti im, pasha krenarinë Tënde, askush që do të dëgjojë për të, nuk do të hyjë në të.' Atëherë e rrethoi atë me qejfe dhe tha: 'O Xhibril, shko dhe shikoje atë!' Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, e pastaj erdhi dhe tha: 'O Zoti im, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se nuk do të mbesë askush pa hyrë në të!'"
[Musnedi (8398), shënon Ebu Davudi me sened të mirë (4744)]
"Në Ditën e Kiametit, prej banorëve të Zjarrit do të sillet njeriu që ka pasur jetën më të begatë në dynja, do të zhytet një herë në Zjarr e pastaj do t'i thuhet: 'O bir i Ademit, a ke parë ndonjëherë ndonjë të mirë? A ke përjetuar ndonjëherë ndonjë kënaqësi?' Ai do të përgjigjet: 'Jo, pasha Allahun, o Zoti im.' Më pas, prej banorëve të Xhenetit do të sillet njeriu që ka pasur jetën më të mjerueshme në dynja, do të zhytet një herë në Xhenet dhe do t'i thuhet: 'O bir i Ademit, a ke parë ndonjëherë mjerim? A ke përjetuar ndonjëherë vështirësi?' Ai do të përgjigjet: 'Jo, pasha Allahun, o Zoti im, nuk kam përjetuar kurrë mjerim dhe nuk kam parë kurrë vështirësi.'"
(Shënon Muslimi nr. 771)
Shih për më tepër: "Hadi el-Ervah ila Bilad el-Efrah" të Ibn Kajjim el-Xheuzijes dhe "Xheneti dhe Zjarri" të Omer el-Eshkarit.
المصدر
ملاحظات
--