Çfarë është Qabeja? Dhe a e adhurojnë muslimanët Qaben?
- محاور التعريف بالإسلام
- محاسن الإسلاممحاسن العبادة
- مصدر الإجابة
- قسم أركان الإسلام
- الباب / الفصل
- (قسم أركان الإسلام)
السؤال
Çfarë është Qabeja? Dhe a e adhurojnë muslimanët Qaben?
الجواب
Qabja e Bekuar është kibla e (drejtimi i) muslimanëve në namazet e tyre, Allahu i Lartësuar thotë:
"Ne do të të kthejmë ty nga një kible (drejtim) që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ana e saj!"
(El Bekare, 21)
Ata bëjnë tavaf rreth saj gjatë kryerjes së obligimit të haxhit dhe umres. Allahu i Lartësuar thotë:
"...le të kryejnë rituain e tavafit rreth Shtëpisë së lashtë!"
(El Haxh: 5)
Qabeja është ndërtesa e përnderuar në Mekën e Bekuar, të cilën Allahu e urdhëroi profetin dhe mikun e Tij, Ibrahimin (paqja qoftë mbi të!), ta ndërtonte. Allahu i Lartësuar thotë:
"Kujtoje kur Ne përcaktuam për Ibrahimin vendin e Faltores dhe i thamë: 'Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që bëjnë tavaf dhe për ata që falen dhe luten në këmbë, të përkulur (në ruku) dhe të përulur (në sexhde)!'"
Ajo është Faltorja e parë e ngritur në tokë për adhurimin e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:
"Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt."
(Ali Imran: 3-4)
Ndërsa, sa i përket përgjigjes së pyetjes së dytë, muslimanët nuk e adhurojnë Qaben dhe as Gurin e Zi. Ata nuk u përulen atyre, por vetëm i çmojnë dhe i respektojnë. Ata nuk marrin kurrfarë urdhëresash a ndalesash nga Qabja dhe Guri i Zi, sepse si Qabja ashtu dhe Guri i Zi nuk sjellin asnjë dëm dhe asnjë dobi, dhe prej tyre nuk përfitohet asnjë udhëzim apo orientim. Puthja, nderimi dhe drejtimi që muslimanët bëjnë ndaj Qabesë janë manifestime të unitetit dhe të qëllimit të tyre të përbashkët. Ata e vizitojnë atë dhe bëjnë tavaf rreth saj, duke iu bindur urdhrit të Zotit, si një adhurim që i takon vetëm Allahut e jo Qabesë. Muslimanët e kanë të qartë se ajo është një ndërtesë prej guri që nuk sjellë as dëm e as dobi, mirëpo muslimani i bindet urdhrit të Zotit të tij, dhe diçka e tillë bën pjesë në adhurimin ndaj Allahut, Zotit të botëve.
Pjesë e këtij koncepti është dhe thënia e Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur e puthi Gurin e Zi dhe tha:
"Unë e di mirë se ti je thjesht gur: nuk sjell as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin (paqja qoftë mbi të!) duke të puthur, nuk do të të puthja as unë!"
(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).
Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
المصدر
ملاحظات
--