Skip to content

Cila është forma e abdesit?

محاور التعريف بالإسلام
محاسن الإسلاممحاسن العبادة
مصدر الإجابة
قسم أركان الإسلام
الباب / الفصل
(قسم أركان الإسلام)

السؤال

Cila është forma e abdesit?

الجواب

Formën e plotë të abdesit e gjeni të detajuar si më poshtë:

  1. Bëjmë nijetin për t'u pastruar dhe për të larguar gjendjen e papastërtisë, nijeti nuk bëhet me zë, sepse vendi i tij është zemra. E njëjta gjë vlen edhe për të gjitha adhurimet e tjera.
  2. Themi: “Bismil-lah” (Me emrin e Allahut!).
  3. Lajmë shuplakat e duarve tri herë.
  4. Shpëlajmë gojën tri herë. (shpëlarja është qarkullimi i ujit brenda gojës.)

Tërheqim ujin me hundë tri herë dhe e nxjerrim ujin nga hunda me dorën e majtë.

  1. Lajmë fytyrën tri herë. Kufiri i fytyrës në gjatësi është prej vendit ku dalin flokët e kokës zakonisht deri në fund të pjesës së poshtme të nofullave dhe mjekrës, ndërsa në gjerësi prej kufirit të veshit të djathtë deri te kufiri i veshit të majtë. Burri i lan edhe qimet e mjekrës së tij, sepse ato janë pjesë e fytyrës. Nëse mjekra është e lehtë, është detyrë të lahet pjesa e jashtme dhe e brendshme e saj. Kurse, nëse mjekra është e dendur, pra që e mbulon lëkurën, lan vetëm pjesën e jashtme të saj dhe i fut gishtërinjtë e lagur në mjekër.
  2. Pastaj i lajmë duart deri te bërrylat tri herë. Kufiri i dorës është nga majat e gishtërinjve, së bashku me thonjtë, deri te fillimi i krahut, dhe para larjes patjetër duhet të heqë gjërat që i kanë ngjitur në dorë si, brumi, balta, boja etj, të cilat pengojnë depërtimin e ujit në lëkurë.
  3. Pastaj, fërkojmë kokën dhe veshët një herë me ujë të ri.

Mënyra e fërkimit të kokës është kështu: vendosim duart e lagura në pjesën e përparme të kokës dhe i kalojmë deri te qafa, pastaj i kthejmë duart aty ku e nisëm në fillim, mandej i fusim gishtat tregues në veshë dhe me gishtat e mëdhenj fërkojmë pjesën e jashtme të tyre.

Ndërsa për sa u përket flokëve të gruas, ajo i fërkon ato, qofshin të lëshuara apo të mbledhura, nga pjesa e përparme e kokës deri te pjesa e qafës ku përfundon mbirja e flokëve, dhe nuk është detyrë të fërkohen flokët e gjatë që bien mbi shpinë.

  1. Pastaj i lajmë këmbët tri herë deri në nyje. Nyjet janë dy eshtrat e dalë në fund të kërcirit.
  • Kush nuk gjen ujë, atëherë merr tejemum. Tejemumi është përdorimi i dheut të pastër për të zëvendësuar abdesin në rastet kur mungon uji ose kur nuk kemi mundësi ta përdorim.

Ai thotë:

"...atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve!"

(En Nisa, 1)

Mënyra e tejemumit është si vijon: I mëshojmë dheut një herë të vetme me shuplakat e duarve, dhe pastaj fërkojmë fytyrën dhe pjesën e sipërme të shuplakave vetëm një herë, sipas fjalës së Profetit (paqja qoftë mbi të!) drejtuar Amar bin Jasirit (Allahu qoftë i kënaqur me të):

"Të mjaftonte kaq!: dhe i përplasi shuplakat e tij në tokë dhe fryu në to, e më pas fërkoi me to fytyrën dhe dy duart (shuplakat)."

(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).

Argumenti për mënyrën e abdesit që e sollëm më lart është nga hadithi i Humranit, ish shërbëtori i Uthmanit, se Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes) dhe pasi ia sollën, mori abdes në këtë mënyrë: lau duart tri herë, pastaj shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën tri herë, pastaj lau dorën e djathtë deri në bërryl tri herë, pastaj lau dorën e majtë në të njëjtën mënyrë, pastaj i dha mes'h kokës, pastaj lau këmbën e djathtë deri në kyçe tri herë, pastaj lau të majtën në të njëjtën mënyrë. Pastaj tha: "E kam parë të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke marrë abdes në këtë formë dhe në fund i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Atij që merr abdes sikurse ky abdesi im, pastaj ngrihet dhe fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës!'"

(Shënon Muslimi nr. 771)

Si dhe në fjalën e Tij:

"O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fërkojeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore etj), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fërkojini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues!"

(El Maide: 46)

Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!

المصدر

قسم أركان الإسلام

ملاحظات

--