Skip to content

Çfarë nënkupton koncepti i adhurimit në Islam?

محاور التعريف بالإسلام
محاسن الإسلاممحاسن العبادة
مصدر الإجابة
قسم أركان الإسلام
الباب / الفصل
(قسم أركان الإسلام)

السؤال

Çfarë nënkupton koncepti i adhurimit në Islam?

الجواب

Adhurimi është përulja dhe nënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar, me dashuri dhe madhërim. Në konceptin e adhurimit përfshihen të gjitha fjalët dhe veprat e dukshme dhe të fshehta, të cilat Allahu i Lartësuar i do dhe është i kënaqur me to. Disa vepra janë adhurim absolut, si namazi dhe haxhi. Ka edhe vepra të tjera për të cilat njeriu shpërblehet nëse e synon shpërblimin e Allahut kur i bën, si p.sh. gjumi me qëllim për të marrë energji për adhurim, ose ngrënia me të njëjtin qëllim. Kur këto shoqërohen me këtë qëllim, ato bëhen të dashura për Allahun e Madhëruar. Gjithashtu, nëse njeriu synon hallallin dhe largohet nga harami me qëllim që të shpërblehet nga Allahu për këtë, atëherë ai shpërblehet për këtë. Transmetohet nga Ebu Dherri

se disa njerëz nga shokët e Profetit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) i thanë atij: “O i Dërguar i Allahut, njerëzit e pasur i morën të gjitha shpërblimet; ata falen siç falemi ne, agjërojnë siç agjërojmë ne dhe japin sadaka nga pasuritë e tyre të tepërta!” Ai tha: “A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve mundësi për sadaka? Çdo tesbih (subhanAllah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lAllah) është sadaka, urdhërimi për mirë është sadaka dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe marrëdhëniet intime të secilit prej jush janë sadaka.” Ata thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe kur dikush plotëson epshin e tij, ka shpërblim?” Ai tha: “Çfarë mendoni nëse ai e plotëson atë në haram, a do të kishte mëkat? Po kështu, kur e plotëson në hallall, ai ka shpërblim!”

[Sahihu i Muslimit, nr. 170].

Disa vepra vijnë në formën e lënies dhe mosbërjes me qëllimin e fitimit të shpërblimit, si agjërimi, për shembull. Sa për fjalët që bëjnë pjesë në adhurim, në to përfshihen dhikri dhe leximi i Kuranit etj. Ndërsa veprat e brendshme, pra të zemrës, janë besimi dhe bindjet e muslimanit, si ringjallja, besimi në të fshehtën, teuhidi (njësimi i Allahut) etj. Po ashtu, në veprat e zemrës përfshihen edhe mbështetja tek Allahu, frika ndaj Tij dhe shpresa në Të etj. Asnjë formë e adhurimit nuk lejohet t’i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar, dhe asnjë adhurim nuk pranohet përveçse me tre kushte: e para, Islami; e dyta, sinqeriteti; dhe e treta, ndjekja e Sunetit.

المصدر

قسم أركان الإسلام

ملاحظات

--