A mundet njeriu të arrijë lumturinë pa njohur qëllimin dhe synimin e jetës?
- محاور التعريف بالإسلام
- الغاية من خلق الإنسان ومعنى الحياة
- مصدر الإجابة
- قسم المسلمين
- الباب / الفصل
- (قسم المسلمين)
السؤال
A mundet njeriu të arrijë lumturinë pa njohur qëllimin dhe synimin e jetës?
الجواب
Njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë e vërtetë pa e besuar Zotin dhe pa e ditur se përse e ka krijuar, përse ka ardhur në këtë ekzistencë dhe se ku do të shkojë pas vdekjes.
Sado mirëqenie të gëzojë njeriu dhe të shijojë lloje të ndryshme begatish dhe t'i ketë të gjitha shkaqet e lumturisë, ai përsëri do të përjetojë një lloj mjerimi që nuk i ndahet. Mund të pyesë dikush: pse e pohoni këtë me kaq siguri? I themi: sepse Allahu, i Cili e ka krijuar shpirtin njerëzor, na ka njoftuar për këtë, Ai ka thënë:
"Kushdo që i kthen shpinën këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër!"
[Taha: 5]
Allahu na ka njoftuar gjithashtu se do t'ia bëjë mbarë atij rrugën e vështirë dhe të mjerimit të përhershëm nëse nuk beson. Ai thotë:
"Kurse atij që është koprrac dhe ndihet i pavarur.
Dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin).
Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.
E, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi."
(El Lejl: 8-11)
Ky njoftim vjen nga i Vërteti, nga Ai që e krijoi shpirtin njerëzor dhe e di se çfarë i bën mirë atij dhe çfarë e bën të vuajë. Allahu i Lartësuar thotë:
"E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!"
[El Mulk: 14]
Ai e krijoi atë me prirjen për të dashur të mirën, virtytin, udhëzimin dhe të vërtetën, si dhe ia bëri të urryer të kotën, mosbesimin dhe vesin. Allahu i Lartësuar thotë:
"Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën e zgjedhur nga Allahu, në të cilën Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë!"
(Rum, 32)
Kush nuk e njeh qëllimin e ekzistencës së tij, ai privohet nga ëmbëlsia e jetës, nga ëmbëlsia e kënaqësisë dhe nga ëmbëlsia e kryerjes së veprave të mira, ndryshe nga ai që beson dhe ka siguri të plotë për frytet e punës së tij të mirë, të cilat e di me bindje se do t’i marrë: nëse jo në këtë botë, atëherë në botën tjetër. Allahu i Lartësuar ka thënë:
Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!”
[El Maide: 44]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Çdo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë."
(Nahl: 97)
Askush nuk e njeh lumturinë e vërtetë, shijen e besimit dhe kënaqësinë e rezervimit të veprave të mira për Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij që beson në Zotin e Lartësuar.
Mund të thotë dikush: ne shohim njerëz që janë në kulmin e lumturisë dhe megjithatë nuk besojnë në Allahun. Ne themi: po, ky është njeriu i pavëmendshëm që nuk e njeh realitetin, për këtë njeri Allahu ka thënë:
"Lëri ata të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; se do ta marrin vesh!"
[El Hixhr: 3]
Si dhe në fjalën e Tij:
"Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!
Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!"
[Ali Imran: 81]
Me të vërtetë, ky njeri i shkujdesur, i dhënë pas argëtimit, i zhytur në padije dhe i kënaqur me qejfet e kësaj jete, sikur ta dinte se çfarë e pret në momentin e vdekjes dhe pas vdekjes; ai nuk do të kënaqej me asnjë mirësi. Mirëpo, ai nuk e kupton këtë realitet veçse në momentin e vdekjes. Allahu i Lartësuar thotë:
"Eh,sikur të shihje se si engjëjt ua marrin shpirtrat mohuesve! I godasin ata në fytyrë dhe shpinë (duke u thënë): 'Shijoni dënimin e zjarrit!'"
[El Enfal: 50]
Dhe kur i zbulohet e vërteta – të cilën çdo musliman e di dhe e beson me bindje të plotë – ai do të thotë ashtu siç ka njoftuar Allahu i Lartësuar në Fjalën e Tij:
"Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe!
Që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë pas!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.
Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin.
Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.
Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem."
[El Mu’minunë: 99-103]
Prandaj jemi të bindur dhe të sigurt se ai që nuk e di qëllimin e jetës, nuk do ta arrijë lumturinë e vërtetë, sado që të mundohet e sado që të përpiqet. I lutemi Allahut që të mos na bëjë prej të mjeruarve dhe i lutemi të na dhurojë mëshirë nga ana e Tij.
المصدر
ملاحظات
--