Skip to content

Cili është pozicioni i Islamit midis konceptit të vullnetit të lirë dhe konceptit të imponimit (determinizmit)?

مصدر الإجابة
قسم الإسلام
الباب / الفصل
(قسم الإسلام)

السؤال

Cili është pozicioni i Islamit midis konceptit të vullnetit të lirë dhe konceptit të imponimit (determinizmit)?

الجواب

Falënderimi i takon Allahut. Allahu i Lartësuar ka shkruar përcaktimet e çdo gjëje para se të krijonte qiejt dhe tokën, ka dërguar të dërguarit, ka zbritur librat, i ka krijuar robërit me prirjen e natyrshme për të dashur të mirën dhe për të urryer të keqen, i ka udhëzuar krijesat për të njohur të mirën dhe të keqen dhe u ka dhënë atyre aftësinë për të dalluar mes njërës dhe tjetrës. I Lartësuari ka thënë:

Dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?"

(El Beled, 8-10)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës."

(El Insan: 3)

Kur Faraoni e pyeti Musain (paqja qoftë mbi të!): "Kush është Zoti juaj?", ai tha:

"(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”."

(Taha, 50)

Çdo njeri është krijuar nga Allahu dhe Ai e ka udhëzuar drejt asaj që i sjell dobi dhe të mira atij, dhe këtë e vëren çdo njeri te vetja e vet. Madje edhe kafshët janë udhëzuar nga Allahu drejt gjërave që janë të dobishme për to, Ai mbron llojin e tyre dhe siguron vazhdimësinë e riprodhimit dhe shtimit të tyre.

Allahu e ka bërë të qartë argumentin e Tij ndaj krijesave, njerëzve fatlumë ua ka lehtësuar rrugën drejt të mirës dhe i ka larguar nga e keqja, kurse njerëzve fatzinj ua ka lehtësuar rrugën drejt të keqes. I Lartësuari thotë:

"Dhe për natën kur e mbulon atë!

Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!

Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!

Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur!

Ai e frymëzoi atë për të keqen e të mirën!

Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë!

Ndërsa kushdo që e ndot atë do të dështojë!"

(Esh Shems: 4-10)

Njëri nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pyeti Profetin (paqja qoftë mbi të!) për qëndrimin e njeriut ndaj caktimeve paraprake: a të mbështetemi tek ato dhe ta lëmë veprimin, apo të veprojmë? Përgjigjja e kësaj gjendet në hadithin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

Ishim në një xhenaze në varrezën e Beki el-Garkad, kur na erdhi i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!). Ai u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Në dorë kishte një shkop të shkurtër dhe uli kokën, duke filluar të gërvishte tokën me të. Pastaj tha: "Nuk ka asnjë prej jush, nuk ka asnjë shpirt të krijuar, veçse Allahu ia ka shkruar vendin e tij në Xhenet ose në Zjarr, dhe i është shkruar nëse është i fatzi apo fatlum." Një burrë tha: "O i Dërguar i Allahut, a nuk duhet të mbështetemi atëherë në atë që është shkruar për ne dhe ta lëmë punën?!" Ai tha: "Kush është prej fatlumëve, do t'i lehtësohet animi drejt veprave të fatlumëve; dhe kush është prej fatzinjve, do t'i lehtësohet animi drejt veprave të fatzinjve!" Pastaj tha: "Punoni, sepse secilit i është lehtësuar (rruga e tij). Sa për fatlumët, atyre do t'u lehtësohen veprat e fatlumëve; ndërsa sa u takon fatzinjve, atyre do t'u lehtësohen veprat e fatzinjve!" Pastaj recitoi fjalën e Allahut të Lartësuar: "Sa për atë që jep (pasuri) dhe ruhet (nga Allahu), dhe beson në më të mirën (shpërblimin), Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt të mirës. Por sa për atë që është koprrac dhe e konsideron veten të panevojë, dhe përgënjeshtron më të mirën, Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt së keqes!" (El Lejl: 5–10)

[Sahihu i Muslimit, nr. 170].

Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë të imponojë askënd, sepse Atij nuk i bëjnë dobi adhurimet dhe nuk i bëjnë dëm mëkatet, por Ai i krijoi krijesat dhe ua lehtësoi atyre punët, e ndërkohë Ai nuk ka nevojë të imponojë askënd.

Allahu i Madhëruar e ka ditur se çfarë do të bëjnë krijesat para se t'i krijonte ato, dhe këtë e ka shkruar në Levhi-Mahfudh (pllakën e ruajtur). Nuk ndodh asgjë veçse me dëshirën e Tij, dhe çdo gjë që ndodh është krijim i Allahut, me vullnetin dhe planifikimin e Tij, e në këtë fshihet një urtësi e përsosur e Tij. Njeriu ka dëshirë e vullnet, por ato i nënshtrohen dëshirës dhe vullnetit të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

"Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!"

[Et Tekvir: 29]

Njeriu do të merret në llogari për atë që ka zgjedhur dhe dëshiruar.

Çdo njeri e kupton dallimin ndërmjet asaj që bën me vullnetin dhe zgjedhjen e tij të lirë, dhe asaj që i ndodh kundër vullnetit të tij, si: sëmundja dhe rrëzimi. Kështu, njeriu zgjedh atë që dëshiron dhe largohet nga ajo që nuk e dëshiron, me zgjedhjen e tij të lirë.

Pra, njeriu vepron me vullnetin dhe zgjedhjen e tij, dhe kjo është ajo për të cilën ai mban përgjegjësi dhe jep llogari në Ditën e Kiametit. Sa i përket asaj që i ndodh nga caktimi, të cilin nuk mund ta shmangë, si sëmundja apo pamundësia për të kryer një detyrim; për këtë ai nuk merret në llogari në Ditën e Kiametit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin.

المصدر

قسم الإسلام

ملاحظات

--