Cilët janë shembujt e tolerancës në Islam?
- محاور التعريف بالإسلام
- الشبهات والاعتراضات
- مصدر الإجابة
- قسم الإسلام
- الباب / الفصل
- (قسم الإسلام)
السؤال
Cilët janë shembujt e tolerancës në Islam?
الجواب
Falënderimi i takon Allahut. Toleranca islame është toleranca më e lartë dhe më e përsosur që ka njohur njerëzimi. Sinonimi i fjalës tolerancë në Sheriat është fjala lehtësim. Lehtësimi në Islam shfaqet në shumë aspekte, si për shembull:
Lehtësimi që Allahu ka vendosur në adhurimet e sheriatit islam, kësisoj, ai nuk ishte një sheriat me adhurime dhe ligje të rënda dhe të mundimshme siç ishin disa prej sheriateve të mëparshme. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Atë që ndjekin të Dërguarin, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë gjërat e mira e do t’ua ndalojë gjërat e pista, duke i liruar nga barra e rëndë dhe vështirësitë që kanë pasur."
(El Araf, 158)
Bie fjala, në legjislacionet e mëparshme besimtari nuk e falte namazin askund tjetër përveçse në vendet e adhurimit, ndërsa në këtë fe muslimanit i lejohet të falet në çdo vend ku e zë koha e namazit, qoftë në ajër, në det apo në tokë. Po ashtu, në legjislacionet e mëparshme gjendja e papastërtisë nuk mund të largohej me asgjë tjetër përveç ujit, ndërsa në Islam Allahu ligjësoi tejemumin si mëshirë, po ashtu edhe rasti i shkurtimit të namazit dhe çeljes së agjërimit gjatë udhëtimit apo sëmundjes.
Prej formave të lehtësimit dhe tolerancës në Islam është se Allahu e ligjëroi pendimin për mëkatarin me anë të kërkimit të faljes, ndërsa pendimi i bijve të Israilit ishte që të vrisnin njëri-tjetrin në mënyrë që Allahu t'ua pranonte pendimin. Allahu i Lartësuar thotë:
"Përkujto kur Musai i tha popullit të vet: 'O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti!'."
(El Bekare, 129)
Ndërsa në Islam, nëse njeriu pendohet, Allahu ia pranon pendimin dhe ia ndërron veprat e këqija në të mira. I Madhërishmi thotë:
"Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.
Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.
Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
Kështu, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, konsiderohet që ka bërë pendim të plotë tek Allahu."
[El Furkan: 68-71]
Prej formave të lehtësimit është edhe ajo që përmendet në fjalën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!):
"Ai që bën mirë në Islam, nuk do të merret në llogari për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të merret në llogari edhe për të parat, edhe për të fundit."
(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).
Fjala "ai që bën keq" në hadith nënkupton braktisjen e fesë dhe jo përsëritjen e mëkatit. Nëse ai e braktis Islamin, do të merret në llogari për të gjitha. Ndërsa nëse i rikthehet një mëkati pa e braktisur fenë, ai do të merret në llogari për atë mëkat që e ka përsësritur pasi ka hyrë në Islam dhe jo për atë që ka bërë më parë, bazuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të!):
"A nuk e ke ditur se Islami i rrëzon gjynahet që janë bërë më parë?"
(Shënon Muslimi nr. 771)
Prej lehtësimit të Islamit është se Islami është fe e lehtë dhe e kollajtë, në të cilën nuk ka veprime të mundimshme dhe të zorshme, andaj Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Feja është e lehtë, kështu që kushdo që zgjedh të jetë i rreptë në raport me fenë, nuk do ta përballojë dot. Andaj, jini mesatarë dhe përgëzohuni. Shfrytëzojeni mëngjesin e hershëm, pasditen dhe një pjesë të natës!"
[E shënon Buhariu, numër 3445].
Kur Profeti (paqja qoftë mbi të!) i dërgoi Muadhin dhe Ebu Musa el-Eshariun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në Jemen, u tha:
"Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos dëboni, pajtohuni e mos u përçani!"
(Sahihu i Buhariut (2476) dhe Muslimi (155)).
Prej lehtësisë dhe tolerancës së Islamit është fakti se Islami e porosit fëmijën të sillet mirë me prindërit e tij, edhe nëse ata janë mosbesimtarë, dhe edhe nëse përpiqen ta largojnë nga Islami. Allahu i Lartësuar thotë:
"Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë!"
[Lukman: 15]
Kur erdhi nëna e Esmës, bijës së Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për ta vizituar, ajo i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) që t'i mbante lidhjet me të. Ajo tregon: "Gjatë kohës kur kurejshët lidhën marrëveshje paqeje dhe armëpushimi me të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), erdhi tek unë nëna ime idhujtare me babanë e saj." Kështu që ajo e pyeti të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron t’i mbajë lidhjet me mua, a t'i mbaj lidhjet me të?" Ai tha:
"Po, mbaji lidhjet me të!"
Sahihi i Buhariut (3) dhe Sahihi i Muslimit (252).
Gjithashtu, bashkëshorti urdhërohet për mirësjellje ndaj gruas së tij hebreje dhe të krishterë, si dhe që të mos e lëndojë, ta ofendojë apo ta përbuzë atë për shkak të fesë së saj.
Prej lehtësisë dhe tolerancës së Islamit është se ai e ka porositur muslimanin për bashkëpunim të mirë me jomuslimanët, të cilët nuk e luftojnë atë për shkak të fesë. Islami e obligon atë që të jetë i drejtë me ta dhe e nxit t’u bëjë mirë atyre. Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët."
[El Mumtehine: 8]
Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!
المصدر
ملاحظات
--