A e mbështet Islami konceptin e ndarjes klasore?
- محاور التعريف بالإسلام
- الشبهات والاعتراضات
- مصدر الإجابة
- قسم الإسلام
- الباب / الفصل
- (قسم الإسلام)
السؤال
A e mbështet Islami konceptin e ndarjes klasore?
الجواب
Falënderimi i takon Allahut! Me sistemin klasor nënkuptohet ndarja e njerëzve në klasa sipas pasurisë, racës ose pozitës, në atë mënyrë që njeriu nuk mund ta ndryshojë klasën e tij. Ndërsa Islami e konsideron sistemin klasor si një prej mbetjeve të periudhës së injorancës.
Islami e ndalon ekzistencën e klasave mes mUslimanëve, sepse Allahu i krijoi njerëzit prej një mashkulli dhe një femre për ta njohur njëri-tjetrin, e jo për t'i bërë padrejtësi njëri-tjetrit. Allahu i Lartësuar thotë:
"O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë."
[El Huxhurat: 13]
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka sqaruar se prejardhja nuk e ngre njeriun thjesht për shkak të vetë prejardhjes, por atë e ngre vepra e tij dhe e mira që ka ofruar në dobi të njerëzve. Ai (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Atë që e lënë prapa veprat e tij, nuk e çon përpara prejardhja e tij!"
[Sahihu i Muslimit, nr. 170].
Sa i përket ekzistimit të dallimeve mes njerëzve për shkak të pasurisë, pozitës etj, ato në vetvete as nuk janë të lavdërueshme e as të qortueshme. Por, ato bëhen të lavdërueshme nëse njeriu autoritetin, postin dhe pasurinë që ia ka dhënë Allahu e vë në shërbim të bindjes ndaj Allahut dhe në shërbim të njerëzve, dhe bëhen të qortueshme nëse ai kundërshton Zotin e tij, tregohet mendjemadh ndaj njerëzve, i shtyp dhe u bën padrejtësi atyre për shkak të kësaj. Përndryshe, dallimi mes njerëzve në të mirat e kësaj bote është një ligj universal të cilin Allahu e ka dashur për mbarëvajtjen e jetës në tokë. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
Dhe, sikur njerëzit të mos ishin një bashkësi e vetme, Ne do t’i bënim prej argjendi çatitë e shtëpive të atyre që nuk besojnë në të Gjithëmëshirshmin, madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten.
Edhe dyert e shtëpive të tyre, edhe divanet në të cilat mbështeten.
Dhe (do t’u jepnim) stoli prej ari. Por të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, kurse jeta tjetër te Zoti yt është për punëdrejtët që ruhen (nga gjynahet dhe nga dënimi i Allahut)."
[Ez Zuhruf: 61]
Allahu na e ka sqaruar se ky dallim në çështjet materiale është pjesë e planifikimit të Tij. Shejh Abdurrahman es Sa'di (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë:
"Allahu i Madhërishëm na njofton se jeta e kësaj bote nuk ka asnjë vlerë tek Ai, dhe se, sikur të mos ishte mirësia dhe mëshira e Tij ndaj robërve, mbi të cilat Ai nuk vë asgjë tjetër, Ai do t'ua shtonte pa masë të mirat e kësaj bote jobesimtarëve dhe do të bënte që shtëpitë e tyre të kishin çati prej argjendi dhe shkallë prej argjendi nëpër të cilat do të ngjiteshin në çatitë e tyre. Pra, do t'ua zbukuronte atyre jetën e kësaj bote me lloje të ndryshme të stolive dhe do t'u jepte gjithçka që dëshirojnë. Mirëpo, a nuk e bëri këtë nga mëshira që Ai ka për robërit e Tij dhe për arsye se ata do të nxitonin drejt mosbesimit dhe shtimit të mëkateve për shkak të dashurisë për këtë botë. Kjo është dëshmi se Ai i privon robërit nga disa të mira të kësaj bote, qoftë përmes ndalimit të diçkaje në mënyrë të përgjithshme apo të veçantë, për dobinë e tyre. Dhe se kjo botë tek Allahu nuk peshon as sa një krah i mushkonjës, dhe se të gjitha këto që u përmendën janë vetëm kënaqësi kalimtare e jetës së kësaj bote, të mangëta, të turbullta e të përkohshme. Ndërsa bota tjetër tek Allahu i Madhërishëm është më e mirë për ata që i ruhen Zotit të tyre, duke i zbatuar urdhrat e Tij e duke iu shmangur ndalesave të Tij; kjo, ngase begatia e saj është e plotë dhe e përsosur në çdo aspekt. Në parajsë ka gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe u kënaqet syri, dhe aty ata janë të amshueshëm. Sa i madh që është dallimi mes këtyre dy botëve!"
Tefsiri i Sadit, Tejsirul Kerimi er Rahman (fq. 765).
Islami nuk synon të zhdukë dallimet mes njerëzve në të pasur dhe të varfër, duke i bërë që të gjithë të pasur ose të varfër, por ka urdhëruar që i pasuri t'i dalë në ndihmë të varfërit. Ndërkaq, lufta kundër dallimeve të zakonshme natyrore në mes njerëzve dhe përpjekja për t'i zhdukur ato, është në kundërshtim me ligjet e gjithësisë. Kësisoj, Islami ka parashtruar një qasje të drejtë ndaj kësaj çështjeje. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin!
المصدر
ملاحظات
--