Sipas besimit islam, familja ime jomuslimane nuk do të hyjë në Xhenet në botën tjetër. A është e vërtetë kjo?
- محاور التعريف بالإسلام
- اليوم الآخر والمصيرالجنةموانع الدخول في الإسلامالتعلق بالدين الموروث
- مصدر الإجابة
- قسم الإسلام
- الباب / الفصل
- (قسم الإسلام)
السؤال
Sipas besimit islam, familja ime jomuslimane nuk do të hyjë në Xhenet në botën tjetër. A është e vërtetë kjo?
الجواب
I lëvduar qoftë Allahu! Lexuesi duhet të dijë se çështja e përfundimit të njeriut në jetën tjetër i përket Allahut; kjo sepse Allahu është Sunduesi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet në to. Atij i takojnë lëvdatat në çdo rast! Ai thotë:
"I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"
(Sebe, 28)
Atij i përket gjykimi dhe tek Ai do të kthehen të gjitha krijesat, të mirët dhe mëkatarët, besimtarët dhe jobesimtarët. Ai thotë:
"I tillë është Allahu! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni."
(El Kasas: 70)
Allahut i përket pushteti absolut dhe Ai është Zotëruesi i Ditës së Gjykimit, pra nuk ka rregullues tjetër bashkë me Të, e as mbrojtës dhe as ndërmjetësues përveçse me lejen e Tij. Ai thotë:
"Sunduesi i Ditës së Gjykimit."
(El Fatiha: 5-7)
Nëse u kuptua kjo, atëherë kemi kuptuar me bindje të plotë se Allahu i ka krijuar njerëzit me natyrshmërinë e njohjes së hyjnitetit të Tij, u ka dërguar të dërguar dhe u ka zbritur libra, dhe u ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat, që argumenti të jetë i qartë kundër krijesave. Ai ua ka sqaruar njerëzve se qëllimi i krijimit të tyre është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim. Gjithashtu, Ai i ngarkoi të dërguarit e Tij (paqja qoftë mbi ta!) që t’i paralajmërojnë njerëzit nga dënimi i Allahut, t’i frikësojnë nga përfundimi i keq dhe t’u japin lajmin e gëzueshëm për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka. Nuk ka pasur asnjë profet veçse e ka përgëzuar popullin e tij dhe i ka paralajmëruar ata. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Ne çuam të dërguar si përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Njëmend Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm."
(En Nisa, 163)
Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë se përfundimi i njerëzve në Ditën e Kiametit nuk del jashtë këtyre dy grupeve dhe dy përfundimeve. Ai ka thënë:
"Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t’i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem."
[Esh Shura: 13]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
Kur të vijë ajo ditë, njeriu nuk mund të flasë vetëm se me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do të kenë veç rënkime e vajtime.
Aty do të mbeten përgjithmonë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç çfarë të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt bën atë që do.
Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç çfarë të dojë Zoti yt. Aty do të kenë mirësi të pandërprerë."
(Hud, 118-119)
Kjo është një çështje për të cilën janë pajtuar njëzëri profetët dhe të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!) dhe e ka theksuar fuqishëm vula e të dërguarve. Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
"Teksa isha ulur mbrapa Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe mes meje dhe tij nuk kishte asgjë tjetër përveç pjesës së pasme të samarit, ai më tha: 'O Muadh i biri i Xhebelit!' Unë i thashë: 'Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!' Pastaj eci për një kohë dhe sërish tha: 'O Muadh!' I thashë: 'Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!' Pastaj eci për një kohë dhe sërish tha: 'O Muadh!' I thashë: 'Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!' Ai më pyeti: 'Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?' I thashë: 'Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.' Ai tha: 'E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë.' Pastaj eci për një kohë dhe sërish tha: 'O Muadh i biri i Xhebelit!' I thashë: 'Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!' Atëherë më pyeti: 'Vallë, e di cila është e drejta e njerëzve ndaj Allahut, nëse ata e bëjnë këtë?' I thashë: 'Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.' Ai tha: 'E drejta e njerëzve ndaj Allahut është të mos i dënojë ata!'."
[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Muadhit: Buhariu (5967) dhe Muslimi (48)]
Xhabiri ka thënë:
"Një burrë erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'O i Dërguari i Allahut! Cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?' Ai iu përgjigj: 'Ai që vdes pa i shoqëruar Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet. Ndërsa ai që vdes duke i shoqëruar Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.'."
[Sahihu i Muslimit, nr. 170].
Pra, ky gjykim dhe përfundim nuk është shpikje e muslimanëve, por, siç e keni parë dhe mësuar, është një gjykim hyjnor. Andaj, nuk është muslimani ai që gjykon se këta janë në Xhenet dhe ata në Xhehenem, por Ai të cilit i takon gjykimi në këtë botë dhe në botën tjetër është Allahu.
Detyra e njeriut, nëse Allahu e ka udhëzuar në Islam, është që të përpiqet në thirrjen e prindërve dhe të afërmve të tij në Islam, me shpresë që Allahu t’i udhëzojë ata në fenë islame, e cila është rruga e drejtë e Allahut dhe rruga e të dërguarve (paqja qoftë mbi ta!). Ndërsa, nëse familja jote ka vdekur pa qenë në Islam, atëherë shpresojmë që atyre të mos u ketë arritur thirrja islame. Kushdo që vdes dhe nuk i ka arritur thirrja islame, e as nuk ka ditur për të, Allahu nuk i bën atij padrejtësi. Përkundrazi, në Ditën e Kiametit, kur Allahu t'i ringjallë mbarë krijesat, Ai do ta sprovojë dhe vërë në provë këdo që nuk i ka arritur thirrja islame; nëse ai e pranon, hyn në Xhenet. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) thotë:
"Në Xhenet nuk hyn askush tjetër përveç shpirtit musliman!"
(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).
Ndërsa nëse nuk bindet dhe tregohet mendjemadh, Allahu e shpie në Zjarr për shkak të mendjemadhësisë, kokëfortësisë dhe mosbesimit të tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin.
المصدر
ملاحظات
--