Skip to content

A duhet të fal namazin sapo të pranoj Islamin?

محاور التعريف بالإسلام
محاسن الإسلاممحاسن العبادة
مصدر الإجابة
قسم الإسلام
الباب / الفصل
(قسم الإسلام)

السؤال

A duhet të fal namazin sapo të pranoj Islamin?

الجواب

Po, muslimani e ka për obligim faljen e namazit kur të hyjë në Islam, ngase namazi është shtylla e dytë e Islamit, si dhe është obligim i Allahut për të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ta!) dhe për pasuesit e tyre deri në Ditën e Kiametit. Muslimani e ka për obligim që, kur të hyjë në Islam, t'i falë pesë namazet në kohët e tyre; ngase namazi për besimtarët është obligim në kohë të caktuara. Allahu i Lartësuar thotë:

"Pa dyshim, namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar."

(En Nisa, 163)

Namazi është urdhri i dytë me të cilin Allahu e ngarkoi Musain (paqja qoftë mbi të!) kur i foli atij. Për këtë Allahu i Lartësuar thotë:

"Kur arriti te zjarri, një zë e thirri: 'O Musa!

Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë!

Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!

Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!'."

[Taha: 11-14] Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

"Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: 'Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe përgëzoji besimtarët!"

[Junus: 68]

Namazi ka fryte dhe efekte të mëdha, ndër më të rëndësishmet e të cilave është se ai e ndihmon njeriun të jetë i qëndrueshëm dhe të largohet nga paturpësitë dhe gjynahet. Allahu i Lartësuar thotë:

"Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet përmendja e Allahut është më e madhja! Allahu di gjithçka që ju bëni!"

[El Ankebut: 48]

Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!

المصدر

قسم الإسلام

ملاحظات

--