Skip to content

A është e saktë se Profeti Muhamed e ka shkruar Kuranin dhe e ka kopjuar atë nga Ungjilli (Dhiata e Re)?

مصدر الإجابة
قسم القرآن والكتب السابقة
الباب / الفصل
(قسم القرآن والكتب السابقة)

السؤال

A është e saktë se Profeti Muhamed e ka shkruar Kuranin dhe e ka kopjuar atë nga Ungjilli (Dhiata e Re)?

الجواب

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, themi:

Së pari: Pyetësi që ka parashtruar këtë pyetje nuk e njeh Kuranin e as Ungjillin, sepse Kurani është krejtësisht i ndryshëm nga Ungjilli, dhe Ungjilli nuk është një ungjill i vetëm, por ka ungjij të shumtë. A nënkupton pyetësi se i Dërguari i Zotit Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ka cituar nga Marku, Luka, Mateu apo Gjoni, ose nga letrat e Palit apo letrat e Jakovit?

Së dyti: Ungjijtë kanë kundërthënie midis tyre në shumë çështje, njëra prej të cilave është fakti se Ungjilli i Gjonit ka themeluar doktrinën se Isai (Jezusi) është biri i Zotit – i Lartësuar dhe i Pastër qoftë Allahu, nga kjo shpifje! – ndërsa tre Ungjijtë e tjerë nuk e deklarojnë të qenit e tij bir i Zotit. Po ashtu, ata kanë kundërthënie të tmerrshme edhe në lidhje me çështjen e kryqëzimit të Isait (Jezusit). Atëherë, nga cili Ungjill ka cituar i Dërguari i Zotit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!)?

E treta: Kurani i madhërishëm saktëson dhe korrigjon disa çështje, për të cilat hebrenjtë dhe të krishterët besojnë të kundërtën. Allahu i Lartësuar thotë:

"Njëmend, ky Kuran u tregon bijve të Izraelit shumë nga çështjet, për të cilat nuk pajtoheshin"

[En Neml: 76]

Prej këtyre çështjeve është edhe dëlirësimi i Merjemes së sinqertë nga shpifja që iu bë asaj. Allahu i Lartësuar thotë:

"Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhe para tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij ishte grua e drejtë. Që të dy hanin ushqim. Shiko si ua shpjegojmë atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta!"

[El Maide: 44]

Po ashtu edhe çështja e zbritjes dhe e rikthimit të Mesihut (paqja qoftë mbi të!) në fund të kohës (para Kiametit); të krishterët besojnë se ai do të zbresë në cilësinë e birit të Zotit për t'i marrë në llogari njerëzit, ndërsa Kurani thekson se ai është njeri dhe profet, dhe zbritja apo rikthimi i tij paraqet një prej shenjave të Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:

"Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e së cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!"

[Ez Zuhruf: 61]

E katërta: Kurani Madhështor ka përmendur disa çështje rreth Mesihut dhe nënës së tij (paqja qoftë mbi ta!) të cilat të krishterët nuk i njohin, si e folura e Mesihut pas lindjes së tij dhe zbritja e sofrës nga qielli. Allahu i Lartësuar thotë:

"Isai, i biri i Merjemes tha: 'O Allah, o Zoti ynë, zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!'."

E pesta: Kurani i madhërishëm është i pastër nga gabimet që gjenden tek Ungjijtë, dhe i pastër nga kundërthëniet e shumta që përmban Ungjilli.

E gjashta: Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të!) nuk dinte të lexonte dhe të shkruante, dhe kjo është theksuar në Kuranin Madhështor. Allahu thotë:

"Para këtij (Kuranit), ti (Muhamed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde; përndryshe, përgënjeshtruesit do të dyshonin."

[El Ankebut: 48]

Po ashtu, populli i tij ishte analfabet, leximi dhe shkrimi nuk ishin të përhapur mes tyre, librat e Ithtarëve të Librit nuk ishin në qarkullim në Mekë dhe ata nuk kishin njohuri për librat e ithtarëve të librave hyjnorë.

Pas këtij sqarimi, a mund të thotë një njeri i paanshëm: se i Dërguari i Zotit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) e shkroi Kuranin nga Inxhili dhe e kopjoi prej tij? Ne jemi të bindur se njeriu i drejtë dhe i paanshëm, kur të lexojë përgjigjen tonë, do të gjykojë, patjetër, se parashtruesi i kësaj pyetje nuk e njihte as Kuranin e madhërishëm e as Inxhilin.

Ndërsa për sa u përket çështjeve të Ungjillit, të cilat përputhen me Kuranin e Madhërishëm, ato janë pjesë e së vërtetës, e cila i qe shpallur Mesihut (paqja qoftë mbi të!) si për shembull, urdhri për t'i thirrur njerëzit të mos i shoqërojnë Allahut ortak në adhurim. Ajo që të habit është se ata që ngrenë dyshime kundër Kuranit dhe u krijojnë iluzione të krishterëve se i dërguari i Zotit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) e ka kopjuar Kuranin e Madhërishëm nga Ungjilli, injorojnë faktin se Ungjilli e thekson qartazi ardhjen e të dërguarit Muhamed, jep lajmin e gëzueshëm për të dhe i urdhëron ndjekësit e tij që të besojnë në të kur të vijë. Mirëpo, ata nuk i përmendin këto fakte, por përpiqen me ngulm për t'i fshehur dhe për t'i shtrembëruar ato!

المصدر

قسم القرآن والكتب السابقة

ملاحظات

--