A besojnë muslimanët se të gjitha fetë çojnë në të njëjtin përfundim?
- محاور التعريف بالإسلام
- الشبهات والاعتراضات
- مصدر الإجابة
- قسم الأديان والفرق
- الباب / الفصل
- (قسم الأديان والفرق)
السؤال
A besojnë muslimanët se të gjitha fetë çojnë në të njëjtin përfundim?
الجواب
Feja që Allahu e zgjodhi për robërit e Tij, dhe që i ngarkoi të gjithë të dërguarit e Tij t'ua përcjellin pasuesve të tyre, është Islami, pra të gjithë profetët ishin muslimanë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Ai ka ligjësuar për ju atë Fe, me të cilën pati porositur Nuhun dhe të cilën ta shpallëm ty (o Muhamed) dhe me të cilën patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke u thënë: 'Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!' Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim!"
[Esh Shura: 13]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
"Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: 'O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë (të nënshtruar ndaj Atij)!'"
(El Bekare, 129)
"A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë e tij: 'Çfarë do të adhuroni pas meje?' - Ata u përgjigjën: 'Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!'"
"Thoni: 'Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi'"
Kushdo që beson në një fe tjetër përveç Islamit, feja e tij është e pavlefshme dhe veprat e tij janë të papranueshme. Allahu i Lartësuar thotë:
"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur!"
[Ali Imran: 81]
Kështu, muslimani beson se të gjitha fetë e tjera janë të pavlefshme, se feja e vërtetë është një e vetme dhe se përfundimi i mirë, kthimi madhështor dhe fitorja e madhe në botën tjetër janë për atë që del para Allahut si musliman. Ndërsa ai që del para Allahut si jobesimtar, duke i shoqëruar Atij dikë tjetër (në adhurim), pa dyshim që ka humbur në këtë botë dhe tjetrën. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
"Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija."
[El Bejineh: 7-8]
Ai thotë:
"Thuaj: 'Vetëm Allahun e adhuroj me besimin tim të plotë e të sinqertë.
Kurse ju adhuroni kë të doni në vend të Tij!' Thuaj: 'Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!'"
[Ez Zumer: 65]
Allahu i Lartësuar është i Vërteti dhe i Drejti. Prej drejtësisë së Allahut të Lartmadhëruar është se, në Ditën e Gjykimit, Ai do të bëjë që përfundimi i të gjithë atyre që besojnë në Allahun, të cilët u besuan të dërguarve (paqja dhe bekimet qofshin mbi ta), të jetë Xheneti. Allahu i Lartësuar thotë:
"Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!"
(En Nisa, 163)
E përfundimi i jobesimtarëve do të jetë në skëterrë, e sa vendbanim i keq që është skëterra. Ai thotë:
"Ai, që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë, është i udhëzuari; ndërsa për atë që Ai e çon në humbje, me siguri që nuk do të gjesh mbrojtës tjetër, përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në Ditën e Kiametit, me fytyrat përtokë, të verbër, shurdhë e memecë. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Saherë që të zbehet zjarri, Ne do t’ia shtojmë flakën.
Ky është dënimi i tyre, ngase mohuan shenjat Tona dhe thanë: 'A mos vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, vërtet do të ngjallemi si krijesa të reja?!'"
[El Isra: 88]
"Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit."
Kjo është drejtësia e plotë e të Madhërishmit; t'i tubojë besimtarët në Xhenet dhe t'i tubojë jobesimtarët në Zjarr. E lusim Allahun të na ruajë nga dënimi i Zjarrit!
المصدر
ملاحظات
--