Skip to content

A e mbështet Islami pikëpamjen e atyre që thonë se Mesihu (paqja qoftë mbi të!) vdiq në kryq?

مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

A e mbështet Islami pikëpamjen e atyre që thonë se Mesihu (paqja qoftë mbi të!) vdiq në kryq?

الجواب

Islami nuk e mohon ndodhinë e kryqëzimit që ngjau në kohën e Isait (paqja qoftë mbi të!) kur hebrenjtë u përpoqën ta vrisnin Isain dhe ta kryqëzonin. Megjithatë, Allahu e shpëtoi prej tyre, e ngriti lart dhe ata nuk arritën t'i bënin asnjë dëm. Allahu ia hodhi pamjen e tij një njeriu tjetër, të cilin hebrenjtë e kapën përmes një komploti me sundimtarin pagan romak të asaj kohe, e vranë dhe e kryqëzuan, duke menduar se vranë dhe kryqëzuan Isain (paqja qoftë mbi të!). Allahu i Lartësuar thotë:

"Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: 'Kush janë përkrahësit e mi në rrugën e Allahut?'. Nxënësit (e tij) u përgjigjën: 'Ne jemi përkrahësit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).

Zoti ynë! Ne e besojmë atë që na ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj, bashkë me dëshmitarët!

Dhe ata i thurën kurth, por edhe Allahu u thuri kurth (dënim), e Allahu është thurësi më i mirë i kurtheve.

(Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: 'O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.!'"

(Ali Imran: 52-55) Gjithashtu, i Larti thotë:

"Dhe për fjalët e tyre: 'Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut'. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,

por Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

"Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë Isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre."

(En Nisa, 163)

Pra, Mesihu Isai, i biri Merjemes (paqja qoftë mbi të!) nuk u kryqëzua e as u vra, por, përkundrazi, Allahu e ngriti lart. Ai tani është në qiellin e dytë dhe do të zbresë para Ditës së Kiametit. Zbritja e tij do të jetë prej shenjave të mëdha të Kiametit; ai do ta vrasë Mesihun Dexhxhal, do ta thyejë kryqin që u adhurua në vend të Allahut dhe për të cilin të krishterët shpifën se u kryqëzua në të, do ta mbysë derrin dhe do të gjykojë me sheriatin e Islamit. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Kiameti nuk do të ndodhë pa zbritur mes jush Isai, i biri Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të përhapet aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të."

(Sahihu i Buhariut (2476) dhe Muslimi (155)).

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--