Skip to content

Përse muslimanët ndahen në grupacione dhe sekte, ndërkohë që ndjekin një libër të vetëm?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

Përse muslimanët ndahen në grupacione dhe sekte, ndërkohë që ndjekin një libër të vetëm?

الجواب

Së pari, përçarja dhe kundërshtimi janë një ligj universal, i cili është pjesë e natyrës njerëzore. Allahu i Lartësuar thotë:

"Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë.

Përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Do të plotësohet Fjala e Zotit tënd: 'Me të vërtetë që do ta mbush Xhehenemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!'"

(Hud, 118-119)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Hebrenjtë janë ndarë në shtatëdhjetë e një ose shtatëdhjetë e dy grupe, të krishterët po ashtu, ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe!"

[E transmetoi Tirmidhiu dhe e vlerësoi si hasen-sahih (i mirë dhe i saktë).]

Së dyti, nuk kritikohet feja e vërtetë, e cila është shpallur prej Allahut, për shkak të mospajtimit të pasuesve të saj, por qortohet ai që ndahet nga feja e vërtetë dhe braktis bashkësinë.

Së treti, i Dërguari (paqja qoftë mbi të!) na e ka sqaruar se kë duhet të ndjekim kur shfaqen mospajtime midis njerëzve? Me kë duhet të jemi? Dhe me kë është e vërteta kur mospajtimet janë të shumta? Pasi përmendi përçarjen, ai e bëri të qartë se të gjitha grupet janë në humbje, përveç një grupi të vetëm i cili do të jetë në të vërtetën, dhe tha:

"Të gjithë do të jenë në Zjarr, përveç një grupi", thanë: "Cilët janë ata, o i Dërguari i Allahut?" Tha: "Ata që janë në rrugën time dhe të shokëve të mi!"

[Suneni i Tirmidhiut, numër 2641].

Ai gjithashtu ka thënë:

"Me të vërtetë, ithtarët e dy librave janë ndarë në fenë e tyre në shtatëdhjetë e dy grupe, ndërsa ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe – d.m.th. doktrina të devijuara –; të gjitha grupet do të jenë në Zjarr, përveç njërit, e ai është bashkësia!"

[Musnedi i Ahmedit (16937) dhe Ebu Davudi (4597)].

"Sepse ai që jeton më gjatë nga ju do të shohë kundërshtime të shumta, dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase ato janë lajthitje, andaj kushdo prej jush që e përjeton atë kohë, le të kapet fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë!"

[Suneni i Tirmidhiut nr.2676 dhe Suneni i Ibn Maxhes nr.43. Tirmidhiu thotë se ky hadith është hasen-sahih (i mirë dhe i saktë)].

Ky grup, pra grupi i shpëtuar, është ai që përfaqëson Islamin e vërtetë, që është rruga në të cilën ishte Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe shokët e tij në të gjitha sferat e jetës, dhe ata janë Ehli Suneti dhe Xhemati (pasuesit e sunetit dhe bashkësisë).

Së katërti, hebrenjtë dhe të krishterët u përçanë dhe nuk mbeti asnjë grup prej tyre në të vërtetën, ndërsa në këtë fe dhe në Umetin Islam, një grup nga ky Umet do të vazhdojë të mbetet në fenë e drejtë derisa të vijë urdhri i Allahut, ashtu siç ka përgëzuar për këtë i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!):

"Një grup njerëzish nga umeti im do të vazhdojnë të jenë triumfues në të vërtetën, e, ata që i tradhtojnë, nuk mund t’i dëmtojnë aspak, derisa të vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë po në atë gjendje."

[Sahihu i Muslimit, nr. 170].

Dhe siç thotë i Lartësuari:

"Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu do e përsosë dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.

(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë."

[Es Saff: 6]

Së pesti, mospajtimi në Islam ndahet në dy lloje: mospajtim i pranueshëm, në të cilin ai që mban mendim ndryshe nuk konsiderohet i humbur apo i devijuar, siç është mospajtimi në disa çështje fikhore, d.m.th., dispozitat dytësore praktike, si çështjet e pastërtisë, namazit, shitblerjeve dhe gjykimit. Ndër shkaqet e këtij mospajtimi janë dallimet në të kuptuar, ngase ka njerëz mendja dhe kuptimi i të cilëve është i gjerë dhe i saktë, dhe kështu udhëzohen drejt asaj që të tjerët nuk udhëzohen. Ndonjëherë, shkak mund të jetë edhe mosnjohja e argumentit, krahas shkaqeve të tjera. Ky lloj i çështjeve në të cilat ka ndodhur mospajtimi, është prej atyre që lënë hapësirë për studime personale të dijetarëve.

Lloji i dytë, mospajtim i ndaluar, i cili është qortuar në disa ajete të Kuranit, si për shembull në fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar."

[El En’am: 18]

Si dhe në fjalën e Tij:

"Ka prej tyre që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e ku çdo grup është i kënaqur me atë që ka."

(Rum, 32)

Ky mospajtim lidhet me çështjet madhore të ideologjisë islame, si: profetësia, përkufizimi i imanit, kaderi, cilësitë e Allahut dhe shokët e Pejgamberit. Kështu, mospajtimi i disa sekteve në këto çështje është i atillë që i nxjerr ato nga korniza e Islamit, për shkak të kundërshtimit të konsensusit të brezave të parë, ndërsa ka prej tyre që mospajtimi i tyre nuk i nxjerr nga Islami.

Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--