Skip to content

Cili është qëndrimi i Islamit ndaj jomuslimanëve të cilët nuk e luftojnë Islamin?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم ما يتعلق بغير المسلمين والشرك والعبادة
الباب / الفصل
(قسم ما يتعلق بغير المسلمين والشرك والعبادة)

السؤال

Cili është qëndrimi i Islamit ndaj jomuslimanëve të cilët nuk e luftojnë Islamin?

الجواب

Qëndrimi i Islamit ndaj jomuslimanëve është shpjeguar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët."

(El Mumtehine, 8)

Në mirësjelljen ndaj tyre përfshihet: trajtimi i tyre i mirë, dhënia e lëmoshës për ta, fqinjësia e mirë me ta, ndihma ndaj tyre në përmbushjen e nevojave, pjesëmarrja në evenimentet e tyre të cilat nuk lidhen me fenë e tyre dhe përgjigjja ndaj ftesës së tyre në evenimentet, si dasmat etj, me kusht që njeriu të jetë i sigurt për fenë e tij dhe që ata të mos shfaqin aty ndonjë të keqe, siç është pirja e alkoolit etj. Nga Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmetohet se ka thënë:

"Nëna ime idhujtare erdhi tek unë gjatë kohës kur kurejshët kishin lidhur marrëveshje me muslimanët, kështu që e pyeta të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) e i thashë: 'O i Dërguari i Allahut! Nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron t’i mbajë lidhjet me mua. A t’i mbaj lidhjet me nënën time?' Ai tha: 'Po, mbaji lidhjet me nënën tënde'"

(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).

Prej formave më të mëdha të bamirësisë dhe mirësjelljes ndaj tyre është thirrja e tyre në Islam, dhe nuk ka dyshim se thirrja në Islam bëhet në faza, ashtu siç është e shtjelluar në librat e thirrjes (davetit) dhe librat e fikhut.

Jobesimtari që jeton në vendet islame ose ai që ka hyrë në vendet islame me marrëveshje ka të drejtat e tij ndaj muslimanëve, andaj nuk lejohet t'i bëhet dëm, e lëre më të vritet. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Ai që vret një person që gjendet në vendet islame me marrëveshje, nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg!"

[Transmetoi Buhariu nr. 3166]

Andaj, Islami është fe e drejtësisë, mesatarisë dhe mëshirës.

المصدر

قسم ما يتعلق بغير المسلمين والشرك والعبادة

ملاحظات

--