Përse na krijoi Allahu? Cili është qëllimi i ekzistencës sonë?
- محاور التعريف بالإسلام
- الغاية من خلق الإنسان ومعنى الحياة
- مصدر الإجابة
- قسم الإيمان | كتاب: الإسلام دين رب العالمين، ص 9
- الباب / الفصل
- (قسم الإيمان)
السؤال
Përse na krijoi Allahu? Cili është qëllimi i ekzistencës sonë?
الجواب
Urtësinë e krijimit tonë dhe qëllimin e sjelljes sonë në ekzistencë na e ka treguar i Gjithëdijshmi, i Gjithënjohuri, kur thotë në Librin e Tij Famëlartë:
"Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë."
(Edh Dharijat, 56)
Ky pra është qëllimi për të cilin Allahu i krijoi xhindët dhe njerëzit dhe dërgoi të gjithë të dërguarit që të ftojnë njerëzit drejt tij; adhurimi i Allahut të Madhëruar, i cili ngërthen në vete njohjen dhe dashurinë për Të, kthimin me pendim tek Ai dhe përkushtimin ndaj Tij, si dhe mosinteresimin për dikë tjetër përveç Tij.
Kush devijon nga ky qëllim, meriton ndëshkimin e Allahut, ndërsa kush bindet, meriton lumturinë e përhershme. Allahu i Lartësuar thotë:
"Çdo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë."
(En Nahl, 97)