Kush është Allahu?
- محاور التعريف بالإسلام
- التعريف بالله تعالىصفات الله تعالى
- مصدر الإجابة
- قسم الإيمان
- الباب / الفصل
- (قسم الإيمان)
السؤال
Kush është Allahu?
الجواب
Allahu në Islam është Zoti i botëve dhe i të gjitha krijesave, i Cili përkujdeset për to me mirësitë e Tij. I Lartësuari thotë:
"Lavdërimi i përket Allahut, Zotit të botëve!"
[El Fatiha: 2]
Ai është Krijuesi, Zotëruesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi i vetëm i krijesave, i Cili nuk ka asnjë ortak. Ai thotë:
"Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!"
[Merjem: 65]
Ai është i vetmi që i kushtohet adhurimi; askush tjetër nuk adhurohet me meritë përveç Tij, për shkak se Ai posedon atributet e hyjnitetit dhe absolutësisë. Atij i takon krijimi, urdhri, gjykimi dhe ligjvënia, Ai është Një i Vetëm dhe nuk ka asnjë ortak.
Ai thotë:
"Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë."
(Er Rum, 27)
Ai është Madhështori, i Lartësuari, Absoluti, të Cilit i takojnë të gjitha lavdet, absolutësia, emrat e bukur dhe atributet e larta. Ai thotë:
"Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to...!"
(El A'raf, 54)
Ai është Gjithëdëgjuesi, dëgjimi i të Cilit është absolut. Gjithëshikuesi, shikimi i të Cilit është absolut. I Gjithëdijshmi, dija e të Cilit është absolute. I Gjithëfuqishmi, i Cili ka fuqi për çdo gjë, asgjë nuk e sfidon dot Atë. I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë çdo krijesë dhe gjallesë, dhe në veçanti ndaj besimtarëve është shumë i mëshirshëm. I Gjalli, i Cili nuk vdes. I Pari, i Cili nuk paraprihet nga asgjë. I Mbrami, mbrapa të Cilit nuk ka asgjë. I Lartmadhërishmi thotë:
"Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi dhe i Padukshmi. Ai është i Dijshëm për çdo gjë!"
(El Hadid, 3)
I Urti, Ai i Cili i ka krijuar krijesat e Tij në mënyrë të përkryer, të saktë dhe të përsosur, dhe të Cilit i takon urtësia në krijimin e krijesave dhe në dhënien e urdhrave.
Allahu i Lartësuar nuk ka rival, as bashkëshorte, as fëmijë dhe as prindër, dhe asgjë nuk i ngjan Atij. Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
Allahu është Absoluti.
Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
(El Ihlas, 1-4) Po ashtu Ai thotë:
"Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha."
(Esh Shura, 11)
Ai është në qiell, mbi Arsh dhe mbi të gjitha krijesat. Ai thotë:
"I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u lartësua."
[Taha: 5]
Ai ka thënë gjithashtu:
"Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka."
[El En’am: 18]
المصدر
ملاحظات
--