Skip to content

Si filloi jeta apo si filloi krijimi?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم الخلق
الباب / الفصل
(قسم الخلق)

السؤال

Si filloi jeta apo si filloi krijimi?

الجواب

Ishte Allahu i Lartësuar dhe para Tij nuk ka qenë asgjë, pastaj Ai solli në ekzistencë krijesat në një kohë kur i gjithë universi nuk ekzistonte. Allahu i Lartmadhërishëm e krijoi universin pa asnjë shembull të mëparshëm. Ai thotë:

"Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, dhe dita e ndjek natën nxitimthi; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!"

(El A'raf, 54)

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Imran ibn Husajni se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Ka qenë Allahu dhe nuk ka qenë asgjë para Tij. Arshi i Tij ishte mbi ujë. Pastaj krijoi qiejt dhe Tokën, dhe shkroi çdo gjë në Libër." (Buhariu: 7418)

Allahu e krijoi Ademin, babanë e njerëzimit. Në Sahihun e Muslimit, nga hadithi i Ebu Hurejrës përcillet se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli: në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe po në këtë ditë është nxjerrë prej tij." (854)

Allahu i Lartësuar e ka përmendur krijimin e njeriut dhe ka thënë:

"Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej esencës së baltës.

E pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).

E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!"

(El Muminun, 12-14)

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e prej atij krijoi bashkëshorten e tij, e prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Frikësojuni pra Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju!"

(En Nisa, 1)

Në këto ajete kuranore, Allahu ka përmendur fazat dhe etapat e jetës së njeriut, që nga fillimi i krijimit të tij e deri në etapën e fundit. Ai ka përmendur origjinën e krijimit të babait të racës njerëzore, Ademit (paqja qoftë mbi të!) dhe se origjina e tij ishte

"prej esencës së baltës"

Domethënë, nga një esencë që është nxjerrë dhe marrë nga e gjithë Toka, e për rrjedhojë bijtë e tij dolën sipas natyrës së Tokës: prej tyre ka të mirë dhe të këqij, si dhe të ndërmjetëm; ka të butë dhe të vrazhdë, si dhe të ndërmjetëm.

Allahu ka përmendur gjithashtu krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet mes tyre:

"Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj bime e mirë."

(Lukman, 10)

Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!

المصدر

قسم الخلق

ملاحظات

--