Skip to content
البَقَرَة /

Ajet 54

2 : 54

Ajet 54 of البَقَرَة (2 : 54). This page carries the verse in the Uthmani script with a translation of its meaning, at a stable URL that can be cited on its own.

البَقَرَة Ajete 286
2 : 54

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ إِنَّكُمۡ ظَلَمۡتُمۡ أَنفُسَكُم بِٱتِّخَاذِكُمُ ٱلۡعِجۡلَ فَتُوبُوٓاْ إِلَىٰ بَارِئِكُمۡ فَٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ عِندَ بَارِئِكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.

Explanation & meanings · 1
  1. Ky varg tregon dënimin e hebrenjve në këtë jetë, për të këqijat që kishin bërë, si për shembull konsiderimi i viçit zot dhe kundërshtimi i Profetit Musa (a.s.) nga ana e tyre. Ky varg i dënoi, duke iu thënë “vritni njëri-tjetrin” për të shprehur pendimin për këto gabime. Kjo ngjarje ka qenë kështu: Zoti iu zbriti atyre një mjegull, në të cilën ata ishin të detyruar që të nxirrnin e të vringëllonin shpatat. Pastaj, Ai e ngriti mjegullën dhe u pa se kush ishte vrarë. Me kaq mori fund ky dënim dhe u pranua pendimi i mbarë popullit. Por, kjo nuk do të thotë se njeriu duhet të bëjë vetëvrasje, sepse vetëvrasjen e mallkojnë të gjitha librat fetarë, prej Ademit e këndej (përkthyesi).