Skip to content
Lista e Sureve /

قُرَيش

قُرَيش is chapter 106 of the Quran and has 4 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

4 Ajete Nr. i Sures 106
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ

(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,

Explanation & meanings · 1
  1. Sipas disa komentuesve, përmbajtja e kësaj sureje është e lidhur ngushtë me suren e mëparshme, duke lënë të nënkuptohet se shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri për të mbrojtur kurejshët.

إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ

për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.

Explanation & meanings · 1
  1. Struktura ekonomike mbi të cilën ishte ngritur mirëqenia e kurejshëve të Mekës, bazohej në dy situata tregtare: njëra ishte pelegrinazhi i përvitshëm, që sillte në Mekë të gjithë arabët e Gadishullit Arabik, kurse tjetra ishte udhëtimi i dy karvanëve vjetorë, njëri drejt Jemenit gjatë dimrit dhe tjetri drejt Shamit (sot Siria, Palestina, Libani dhe Jordania) gjatë verës. Pozicioni qendror i Mekës ndërmjet Mesdheut dhe Oqeanit Indian dhe aftësitë e jashtëzakonshme të tregtarëve kurejshë, bënë që këta dy karvanë të ktheheshin në pikëmbështetjen e të gjithë aktivitetit ekonomik të qytetit.

فَلۡيَعۡبُدُواْ رَبَّ هَٰذَا ٱلۡبَيۡتِ

Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),

ٱلَّذِيٓ أَطۡعَمَهُم مِّن جُوعٖ وَءَامَنَهُم مِّنۡ خَوۡفِۭ

i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.