Skip to content

Profeti ﷺ më tha: "Më lexo mua (Kuran)!"

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:

"Profeti ﷺ më tha: "Më lexo mua (Kuran)!" Unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, të të lexoj ty, ndërkohë që ty të është zbritur?!" Ai tha: "Po". Kështu, lexova suren en Nisa, derisa arrita te ky ajet: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të të sjellim dëshmitar për ata (që nuk besuan)?!” (En Nisa, 41) Ai tha: "Mjafton tani." U ktheva nga ai dhe pashë se sytë po i rridhnin lot.

قَالَ لِي النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «اقْرَأْ عَلَيَّ»، قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَأَقْرَأُ عَلَيْكَ، وَعَلَيْكَ أُنْزِلَ؟ قَالَ: «نَعَمْ» فَقَرَأْتُ سُورَةَ النِّسَاءِ حَتَّى أَتَيْتُ إِلَى هَذِهِ الآيَةِ: {فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِنْ كُلِّ أُمَّةٍ بِشَهِيدٍ، وَجِئْنَا بِكَ عَلَى هَؤُلاَءِ شَهِيدًا} [النساء: 41]، قَالَ: «حَسْبُكَ الآنَ» فَالْتَفَتُّ إِلَيْهِ، فَإِذَا عَيْنَاهُ تَذْرِفَانِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i kërkoi Abdullah bin Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që t'i lexonte një pjesë nga Kurani, e ai i tha: "O Pejgamber i Allahut, si të ta lexoj ty, kur ai të është shpallur ty?!" Profeti ﷺ tha: "Më pëlqen ta dëgjoj nga dikush tjetër." Kështu, ai i lexoi nga surja en Nisa, e kur arriti te Fjala e të Lartësuarit: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të të sjellim dëshmitar për ata (që nuk besuan)?!” "Pra, cila do të jetë gjendja jote dhe e umetit tënd, kur të të sjellim si dëshmitar për umetin tënd, se ua ke përcjellë mesazhin e Zotit tënd?" Profeti ﷺ tha: "Ndalu tani së lexuari." Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: "U ktheva drejt tij dhe pashë se si i rridhnin lotët nga sytë, nga frika e atij momenti dhe nga mëshira për umetin e tij."

Mësime nga hadithi

Neveviu ka thënë: "Kjo tregon pëlqyeshmërinë e dëgjimit të leximit (të Kuranit), përqendrimit në të, të qarit gjatë tij dhe meditimit rreth tij, si dhe pëlqyeshmërinë për t'i kërkuar dikujt tjetër që të lexojë në mënyrë që ta dëgjojë atë, pasi kjo ndihmon më shumë në të kuptuarit dhe të medituarit sesa kur njeriu e lexon vetë."

Në dëgjimin e Kuranit ka shpërblim ashtu si në leximin e tij.

Vlera e Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë i Dërguari ﷺ dëshiroi ta dëgjonte atë nga goja e tij, dhe kjo tregon për kujdesin që tregonte Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për mësimin, memorizimin dhe përvetësimin e Kuranit.

Është vlerë të qash nga frika e Allahut të Plotfuqishëm dhe të Madhërishëm kur dëgjon ajetet e Tij, duke ruajtur qetësinë, heshtjen e mirë dhe pa britma.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 196) (5050).

Sahihu i Muslimit (1/ 551) (800).

Më shumë (8)

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (7/ 133).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 515).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 402).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 342).