"Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë
Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."
كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَانْتَهَى إِلَى سُبَاطَةِ قَوْمٍ، فَبَالَ قَائِمًا، فَتَنَحَّيْتُ فَقَالَ: «ادْنُهْ» فَدَنَوْتُ حَتَّى قُمْتُ عِنْدَ عَقِبَيْهِ فَتَوَضَّأَ فَمَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ.
Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se në një rast ai ishte me Profetin ﷺ i cili ndaloi të urinonte në një vend ku hidheshin plehrat dhe mbeturinat që fshiheshin nga shtëpitë. Ai urinoi në këmbë, megjithëse zakonisht urinonte ulur. Hudhejfja u largua, por Profeti ﷺ i tha të afrohej dhe ai u afrua e qëndroi pas shpinës së tij, që ta mbulonte e të mos e shihte askush në një situatë të tillë. Më pas Profeti ﷺ mori abdes dhe, pasi arriti te larja e këmbëve, u dha mes'h (i fërkoi) mestet (çorape të bëra prej lëkure të butë ose diçkaje tjetër të ngjashme, me të cilat mbulohet këmba bashkë me zogun e këmbës), dhe nuk i hoqi ato.
Ligjshmëria e dhënies mes'h mbi meste.
Lejohet të kryhet urinimi në këmbë, me kusht që pikat e urinës të mos bien mbi të.
Profeti ﷺ zgjodhi vendin ku hidhen mbeturinat, sepse ai zakonisht ai është vend i sheshtë dhe pikat e urinës nuk i kthehen mbrapsht personit që urinon.
Sahihu i Buhariut (1/ 54) (224).
Sahihu i Muslimit (1/ 228) (273).
Më shumë (4)
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص51).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (1/ 61).