Skip to content

“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”

«لن يدخلَ النارَ رجلٌ شَهِد بدرًا والحُدَيْبِيَة».

Transmeton Ahmedi, ndërsa baza e tij është në "Sahihun" e Muslimit.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se kushdo që ka marrë pjesë në betejën e Bedrit, e cila ndodhi në vitin e dytë të hixhretit, duke luftuar së bashku me Profetin ﷺ, ose ka marrë pjesë në marrëveshjen e Hudejbijes, e cila përfshinte besëlidhjen e Ridvanit, në vitin e gjashtë të hixhretit, nuk do të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.

Mësime nga hadithi

Kjo tregon vlerën e atyre që morën pjesë në Bedër dhe Hudejbije, pasi ata nuk do të hyjnë në Zjarrin (e Xhehenemit).

Kjo sqaron faktin se Allahu i Lartësuar ua fal padrejtësitë, u jep udhëzim, që të vdesin me besim dhe i fut në Xhenet pa u ndëshkuar më parë në Zjarr. E tillë është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 1942) (2495).

Musnedi i Ahmedit (23/ 410) (15262).

Më shumë (6)

المصباح المنير في غريب الشرح الكبير.

لأحمد الفيومي (1/ 123).

فيض القدير شرح الجامع الصغير.

للمناوي (5/ 302).

المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.

للنووي (16/ 57).