"Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha:
"Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"
«قُلْ: اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلاَلِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ».
Një burrë, i cili ishte rob, vajti te prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai kishte lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet, por nuk kishte pasur mundësi ta siguronte shumën e nevojshme për ta përmbushur atë. Ai tha: "Nuk kam mundur ta shlyej atë që kam detyrim, prandaj më ndihmo ta përmbush atë, qoftë me pasuri ose me mësim e udhëzim." Prijësi i besimtarëve i tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe borxh sa një mal që quhet Sir, i cili i përkiste fisit Taj, Allahu do ta shlyente atë për ty dhe do të të çlironte nga poshtërimi i tij." Ai tha: Thuaj: "Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të më largosh nga ajo që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë e bujarinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër përveç Teje.)"
Nxitja për t'u këshilluar dhe për të kërkuar mendimin e dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm.
Dijetarët dhe thirrësit në fenë e Allahut e kanë detyrë t'i udhëzojnë njerëzit drejt zgjidhjeve që i ndihmojnë në përballimin e problemeve të tyre.
Nxitja për ta ndihmuar robin që ka lidhur marrëveshje (ar. mukateb) për ta fituar lirinë e tij.
Nxitja për ta mësuar këtë lutje dhe për t'iu drejtuar Allahut me të.
Furnizimi hallall, edhe nëse është i pakët, është më i mirë se pasuria haram, edhe nëse kjo është e shumtë.
Të mjaftohesh me Allahun dhe të mos kesh nevojë për krijesat.
Nxitja që kërkuesit t'i jepet një përgjigje e mirë, edhe kur nuk ke mundësi t'i japësh diçka.
Suneni i Tirmidhiut (5/ 526) (3563).
Më shumë (9)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 565).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1013).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 456).
فيض القدير شرح الجامع الصغير.
للمناوي (3/ 111).
النهاية في غريب الحديث والأثر (3/ 9).
Cituar në libra
11 Libra- VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETITالتحقيق والإيضاح لكثير من مسائل الحج والعمرة والزيارة - النسخة المعتمدة* “O Allah, bëj që të më mjaftojë hallalli Yt nga harami Yt, dhe më pasuro me mirësinë Tënde nga çdokush tjetër veç Teje!”[71]
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"O Allah, bëj që të më mjaftojë hallalli Yt nga harami Yt dhe më pasuro me mirësinë Tënde nga çdokush tjetër veç Teje!"[177]
- "Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti"حصن المسلم"Allāhummekfinī biḥalālike an ḥarāmike, ue aġninī bifadlike am-men sivāke."
Më shumë (8)
- أدعية جامعةأدعية جامعة (للحرمين)53. «اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ».
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"اللهم اكفني بحلالك عن حرامك، واغنني بفضلك عن سواك".
- المختصر في آداب السفر وصفة الحج والعمرة وآداب الزيارة والأدعية الجامعة مع ملحق بالفتاوى والمخالفات4- أدعية جامعة (للحرمين)«اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«اللهم اكْفِنِي بحلالك عَنْ حرامِكَ، وأغْنِنِي بفضِلكَ عمَّنْ سواكَ».
- قاموس الكبائر موسوعة الكبائر - المجموعة الأولى«اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلَالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ» [94].
- قاموس الكبائر موسوعة الكبائر - المجموعة الأولى«اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلَالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ» [115].
- قاموس الكبائر«اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلَالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ» [94].
- قاموس الكبائر«اللَّهُمَّ اكْفِنِي بِحَلَالِكَ عَنْ حَرَامِكَ، وَأَغْنِنِي بِفَضْلِكَ عَمَّنْ سِوَاكَ» [115].