Skip to content

"A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhilerëve dhe kujdestarinë ndaj Xhamisë së Shenjtë si besimin e atij që i besoi Allahut dhe Ditës së Fundit..." (Et Teube) Ajeti deri në fund.

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Teksa isha pranë minberit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, një burrë tha: “Pas pranimit të Islamit, s'kam dert edhe nëse nuk bëj asnjë punë tjetër pos dhënies ujë haxhilerëve.” Ndërkaq, një tjetër tha: “S'kam dert edhe nëse nuk bëj asnjë punë tjetër, pas Islamit, pos mirëmbajtjes së Xhamisë së Shenjtë.” Një tjetër tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut është më i mirë se këto që i përmendët.” Në atë rast Omeri i qortoi dhe u tha: “Mos i ngrini zërat tuaj këtu pranë minberit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në ditë xhumaje, por (pritni) kur unë ta fal xhumanë, futem tek ai ﷺ dhe e pyes për atë për të cilën patët kundërshtime me njëri-tjetrin.” Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli: “A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhilerëve dhe kujdestarinë ndaj Xhamisë së Shenjtë si besimin e atij që i besoi Allahut dhe Ditës së Fundit dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ato nuk janë të barabarta tek Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë.” (Et Teube, 19)

كُنْتُ عِنْدَ مِنْبَرِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ رَجُلٌ: مَا أُبَالِي أَلَّا أَعْمَلَ عَمَلًا بَعْدَ الإِسْلَامِ إِلَّا أَنْ أُسْقِيَ الحَاجَّ، وَقَالَ آخَرُ: مَا أُبَالِي أَلَّا أَعْمَلَ عَمَلًا بَعْدَ الإِسْلَامِ إِلَّا أَنْ أَعْمُرَ المَسْجِدَ الحَرَامَ، وَقَالَ آخَرُ: الجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللهِ أَفْضَلُ مِمَّا قُلْتُمْ، فَزَجَرَهُمْ عُمَرُ، وَقَالَ: لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ عِنْدَ مِنْبَرِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ يَوْمُ الجُمُعَةِ، وَلَكِنْ إِذَا صَلَّيْتُ الجُمُعَةَ دَخَلْتُ فَاسْتَفْتَيْتُهُ فِيمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ، فَأَنْزَلَ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: {أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ الْحَاجِّ وَعِمَارَةَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ كَمَنْ آمَنَ بِاللهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ} [التوبة: 19] الآيَةَ إِلَى آخِرِهَا.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ishte ulur pranë minberit të Profetit ﷺ dhe dëgjoi një burrë duke thënë: "Nuk kam dert nëse nuk bëj asnjë vepër pasi kam pranuar Islamin, përveçse t'u jap ujë haxhinjve." Një tjetër tha: "Nuk e kam dert nëse nuk bëj asnjë vepër pasi kam pranuar Islamin, përveçse të mirëmbaj Mesxhidul Haramin (Qabenë)", kurse një tjetër tha: "Xhihadi për hir të Allahut është më i mirë se ajo që thatë ju të dy." Atëherë, Omer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i qortoi ata që të mos e ngrinin zërin pranë minberit të Profetit ﷺ. Ishte mëngjesi i ditës së xhuma, ndaj u tha: “Por, pasi të fal xhumanë, do të hyj dhe do ta pyes Profetin ﷺ rreth asaj për të cilën keni rënë në mospajtim.” Atëherë, Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm shpalli: “A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhilerëve dhe kujdestarinë ndaj Xhamisë së Shenjtë si besimin e atij që i besoi Allahut dhe Ditës së Fundit dhe që luftoi në rrugën e Allahut? Jo, ato nuk janë të barabarta tek Allahu. Popullin mizor Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë.” (Et Teube, 19)

Mësime nga hadithi

Veprat dallojnë në vlera sa i përket shpërblimit dhe sevapit.

Veprat dallojnë në vlera në varësi të asaj që ka sjellë feja, dhe jo në varësi të gjykimeve të njerëzve.

Vlera e xhihadit në rrugën e Allahut me kusht besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit.

Neveviu ka thënë: "Kjo tregon papëlqyeshmërinë e ngritjes së zërit në xhami ditën e xhuma dhe në ditët e tjera, dhe se zëri nuk duhet të ngrihet as për dituri e as për diçka tjetër kur njerëzit tubohen për namaz, për shkak të shqetësimit që u shkaktohet atyre, si dhe atyre që falen dhe atyre që bëjnë dhikër."

Referencat

Sahihu i Muslimit (3/ 1499) (1879).

Më shumë (3)

المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (3/ 720).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (32/ 395).

النهاية في غريب الحديث والأثر (ص 897).