kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se,
kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralelisht me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.
أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَرْفَعُ يَدَيْهِ حَذْوَ مَنْكِبَيْهِ إِذَا افْتَتَحَ الصَّلَاةَ، وَإِذَا كَبَّرَ لِلرُّكُوعِ، وَإِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ، رَفَعَهُمَا كَذَلِكَ أَيْضًا، وَقَالَ: «سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الحَمْدُ»، وَكَانَ لاَ يَفْعَلُ ذَلِكَ فِي السُّجُودِ.
Profeti ﷺ gjatë namazit i ngrinte duart paralelisht me supet në tri pozicione të ndryshme të namazit. Supi është pjesa ku bashkohen kockat e shpatullës me të krahut. Pozicioni i parë: kur fillonte namazin, në tekbirin fillestar. Pozicioni i dytë: kur bënte tekbirin për të shkuar në ruku. Pozicioni i tretë: kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd." Ai nuk i ngrinte duart kur shkonte në sexhde e as kur ngrihej prej saj.
Një nga urtësitë e ngritjes së duarve gjatë namazit është zbukurimi i namazit dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar.
Është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart në një pozicion të katërt, siç qëndron në transmetimin e Ebu Humejd Saidiut tek Ebu Davudi dhe të tjerë: gjatë ngritjes nga teshehudi i parë në namazet trerekatëshe dhe katërrekatëshe.
Gjithashtu është vërtetuar se Profeti ﷺ i ngrinte duart deri te veshët, pa i prekur, siç qëndron në transmetimin e Malik ibn Huvejrithit në dy Sahihët: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbir, i ngrinte duart deri te veshët."
Këto dy shprehje: "Semiallahu limen hamideh, rabbena ue lekel hamd," i thotë imami dhe ai që falet vetëm, ndërsa ai që falet pas imamit (xhematliu), thotë vetëm: "Rabbena ue lekel hamd."
Për shprehjen: “Rabbena ue lekel hamd”, pas rukusë, përcillen katër forma nga Profeti ﷺ, e kjo që kemi cekur është njëra prej tyre. Më e mira është që besimtari t'i thotë këto shprehje; herë njërën, herë tjetrën.
Sahihu i Buhariut (1/ 148) (735).
Sahihu i Muslimit (1/ 292) (390).
Më shumë (6)
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 122).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص151).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (2/ 192).