Skip to content

“Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."

وُقِّتَ لَنَا فِي قَصِّ الشَّارِبِ، وَتَقْلِيمِ الْأَظْفَارِ، وَنَتْفِ الْإِبِطِ، وَحَلْقِ الْعَانَةِ، أَلَّا نَتْرُكَ أَكْثَرَ مِنْ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ përcaktoi se shkurtimi i mustaqeve të burrit, prerja e thonjve të duarve dhe këmbëve, heqja/shkulja e qimeve të sqetullave dhe rruajtja e qimeve të pjesëve të turpshme nuk duhet të lihen pas dore për më shumë se dyzet ditë.

Mësime nga hadithi

Sheukaniu ka thënë: "Mendimi më i saktë është që këto të kryhen brenda afatit prej dyzet ditësh të përcaktuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe nuk lejohet tejkalimi i kësaj periudhe. Megjithatë, njeriu nuk konsiderohet kundërshtues i Sunetit, nëse vonon shkurtimin dhe gjëra të ngjashme, pasi ato të jenë rritur, përderisa nuk e tejkalon këtë kufi."

Ibn Hubejra ka thënë: "Ky hadith përfaqëson kufirin maksimal të lejueshëm për vonimin e këtyre gjërave, ndërsa më e pëlqyeshme është që ato të kryhen para se të arrihet ky kufi."

Islami i kushton rëndësi të madhe pastërtisë, higjienës dhe zbukurimit.

Shkurtimi i mustaqeve bëhet duke hequr një pjesë të qimeve që rriten mbi buzën e sipërme.

Shkulja/heqja e qimeve të sqetullave bëhet duke larguar qimet që rriten në atë pjesë, e cila ndodhet nën nyjën që lidh krahun me shpatullën.

Rruajtja e qimeve të pjesëve intime, që janë qimet e ashpra që rriten rreth organeve gjenitale, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 222) (258).

Më shumë (2)

شرح سنن أبي داود لابن رسلان (16/ 559).

مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه والقول المكتفى على سنن المصطفى (3/ 115).