Skip to content

Ditën e Kiametit Unë jam armik i tri llojeve të njerëzve.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ditën e Kiametit Unë jam armik i tri llojeve të njerëzve: një njeriu që betohet në emrin Tim e pastaj tradhton, një njeriu që shet një njeri të lirë dhe ha çmimin e tij, dhe një njeriu që punëson një punëtor, merr prej tij punën e plotë dhe nuk ia jep pagën e tij."

«قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: ثَلاَثَةٌ أَنَا خَصْمُهُمْ يَوْمَ القِيَامَةِ: رَجُلٌ أَعْطَى بِي ثُمَّ غَدَرَ، وَرَجُلٌ بَاعَ حُرًّا فَأَكَلَ ثَمَنَهُ، وَرَجُلٌ اسْتَأْجَرَ أَجِيرًا فَاسْتَوْفَى مِنْهُ وَلَمْ يُعْطِهِ أَجْرَهُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Allahu i Lartësuar ka thënë: Tre lloje njerëzish do të më kenë kundërshtar në Ditën e Kiametit, dhe atij që Unë i bëhem kundërshtar, e mposht dhe e mund: I pari: ai që jep betimin e tij dhe betohet në Allahun, dhe bën një marrëveshje, pastaj e prish atë dhe tradhton. I dyti: Ai që shet një njeri të lirë si të ishte skllav, pastaj e përvetëson pagesën e tij dhe e shpenzon vlerën e tij. I treti: ai që punëson një punëtor për një punë dhe, pasi merr prej tij punën e plotë, nuk ia jep pagesën e punës së tij.

Mësime nga hadithi

Ky hadith është nga ato që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor, që shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.

Sindiu ka thënë: "Është thënë: Përmendja e të treve nuk bëhet për t'u kufizuar vetëm tek ata, sepse Allahu i Lartësuar është kundërshtar i të gjithë zullumqarëve, por shërben për të theksuar ashpërsinë ndaj këtyre të treve."

Ibn Xheuziu ka thënë: "Njeriu i lirë është rob i Allahut, andaj kush e dëmton atë, kundërshtari i tij është Zoti i tij, i cili është Allahu."

Hatabiu ka thënë: "Skllavërimi i njeriut të lirë ndodh në dy mënyra: që ta lirojë atë dhe pastaj ta fshehë këtë ose ta mohojë. E dyta është që ta përdorë me detyrim pas lirimit, dhe e para është më e rënda nga të dyja." Unë them: "Hadithi i këtij kapitulli është edhe më i rëndë, sepse në të, krahas fshehjes së lirimit apo mohimit të tij, përfshihet edhe veprimi në bazë të kësaj, përkatësisht shitja e tij dhe ngrënia e çmimit, prandaj edhe kërcënimi ndaj tij është më i ashpër."

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 90) (2270).

Më shumë (3)

فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام (4/ 252).

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (4/ 108).

مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه والقول المكتفى على سنن المصطفى (14/ 211).