“Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”
«أَلْحِقُوا الفَرَائِضَ بِأَهْلِهَا، فَمَا بَقِيَ فَلِأَوْلَى رَجُلٍ ذَكَرٍ».
Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron ata që merren me ndarjen e trashëgimisë që ta shpërndajnë atë tek ata që e meritojnë, në mënyrë të drejtë dhe sipas ligjit fetar, ashtu siç e ka caktuar Allahu i Lartësuar. Përfituesve të pjesëve të caktuara u jepen pjesët e tyre të përmendura në Librin e Allahut, të cilat janë: dy të tretat, një e treta, një e gjashta, gjysma, një e katërta dhe një e teta. Ajo që mbetet pas tyre, u jepet më të afërmve të të vdekurit nga meshkujt, të cilët quhen "asabe".
Hadithi është rregull bazë në ndarjen e pasurisë së lënë pas vdekjes.
Ndarja e trashëgimisë fillon me ata që kanë pjesë të përcaktuara me tekst fetar.
Ajo që mbetet pas ndarjes së pjesëve të pëcaktuara, u takon të afërmve të të vdekurit nga meshkujt.
I jepet përparësi të afërtit, pastaj të largëtit. Andaj, një trashëgimtar mashkull i largët, si xhaxhai, nuk trashëgon nëse ekziston një trashëgimtar i afërt, si babai.
Të afërmve të të vdekurit nga meshkujt nuk i takon asgjë, nëse pjesët e përcaktuara e përfshijnë të gjithë trashëgiminë, domethënë nuk mbetet më asgjë prej saj.
Sahihu i Buhariut (8/ 152) (6737).
Sahihu i Muslimit (3/ 1233 - 1234) (1615).
Më shumë (8)
فتح الباري.
لابن حجر (12/ 28).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (2/ 53).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
لعبد الله البسام (ص554).
خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.
لفيصل آل مبارك (ص276).